Me rastin e fillimit të sezonit të ri shkollor 2023-24, në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër si
dhe në emrin tim personal, përcjell tek të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollave të Qarkut
Shkodër, Urimet më të mira për vitin e ri shkollor 2023-2024!

Shkolla na rrit besimin se puna e mësuesve dhe ndihma e prindërve kryjnë një shërbim madhor për arritjen e rezultateve të edukimit të nxënësve të cilët do të jenë e ardhmja e këtij vendi.

Shkolla përgatit dhe edukon qytetarë të vetëdijshëm dhe njerëz të aftë për të përballuar sfidat e shoqërisë me pozitivitet, edukatë, bashkëpunim, tolerancë dhe arritje, për të cilat ka nevojë për përpjekje të vazhdueshme.

Një urim i veçantë shkon për të gjithë ato vogëlushë që tani bëhen nxënës dhe ndjekin klasën e parë, pasi fillojnë një etapë të re të jetës së tyre, nisjen e rrugëtimit drejt dijes.
Me dëshirën që secili do të kontribojë maksimalisht dhe më shumë përgjegjësi për një arsim sa më cilësor,

Ju Uroj: Suksese dhe mbarësi për vitin e ri shkollor 2023-2024!

Kryetarja
Marina DUHANI