Në fondin e Monumenteve të Natyrës të vendin tonë listohen 697 objekte natyrore, me vlera të veçanta e të papërsëritshme shkencore, ekologjike, por dhe kulturore e historike.

Në bazë të ligjit, Monument Natyre është objekti i natyrës me vlera unikale të pakthyeshme shkencore, kulturore, historike, ekologjike, didaktike, fetare; habitat e një lloji të rrallë endemik relikt ose i kërcënuar për zhdukje dhe sipërfaqe deri në 50 hektarë. Monumentet e Natyrës përbëjnë vlera të trashëgimisë kombëtare, duke u radhitur në kategorinë e tretë të zonave të mbrojtura. Sipas ligjit, Monumentet e Natyrës, për vetë rëndësinë e tyre, gëzojnë mbrojtje të kategorisë së parë, në përputhje me të cilën nuk lejohet tjetërsimi i vlerave për çfarëdolloj qëllimi ekonomik, veprimtari që ndryshojnë karakterin e tyre, apo rrjedhën natyrore të evolucionit të tyre. 

 

Kategoritë dhe karakteristikat e Monumenteve të Natyrës 

 

Monumentet e Natyrës ndahen në disa kategori në bazë të kritereve të veçanta natyrore të tyre, por dhe që lidhen me historinë, ngjarje të veçanta të saj. Kështu, Monumentet e Natyrës ndahen në gjeomonumente, ku përfshihen 291 prej tyre, apo 41.6 për qind. Në këtë kategori përfshihen të gjithë objektete natyrore gjeologjike, si zhveshje apo fosile unikale, struktura dhe formacione të rralla gjeologjike, apo objektet gjeomorfologjike të krijuara nga era, erozioni, etj.
 Në kategorinë hidromonumente numërohen rreth 98 monumente natyrore, apo 14 për qind e fondit të tyre. Në këtë kategori përfshihen liqenet akullnajore dhe karstikë, burime të mëdha dhe interesante, ujëvara, etj.
Në kategorinë biomonumente numërohen rreth 308 monumente natyrore, apo 44.4 për qind e fondit. Në këtë kategori përfshihen drurë, grupe drurësh me kurorë interesante, apo me moshë të hershme, habitate të përbëe ra nga shoqërime bimore të virgjëra ose të gjallesave të rralla, etj. 

Monumentet e natyrës së Qarkut Shkodër:

Rrethi i Shkodrës

 

1. Burimi i Vrakës

 

2. Olistolitet e Kodrës së Tepes

Gjendën në kodrat Tepes pranë Shkodrës. Janë dy blloqe gëlqerore të zonës tektonike të alpeve, të vendosura mbi flishin paleologjenik (1200m2), 10 – 15 m lartësi. Vizitohen lehtë sipas rrugës për në kalanë e Rozafës.

 

3. Mbihipja tektonike e Shirokës

Ndodhet pranë fshatit Shirokë, ku Taraboshi (zona tektonike e Alpeve) ka mbihipur mbi flishin paleogjenit të Krastë – Cukalit. Vizitohet sipas itinerarit Shkodër – Ura e Bunës – Shirokë.

 

4. Fragmenti i thyrjes tektonike Shkodër – Pejë (Karmë)

Është ndër thyerjet më të mëdha tektonike në truallin shqiptar, nga Shkodra në Pejë (Kosovë). Sipas saj bëhet kontakti tektonik i ofioliteve të Mirditës me flisjin e Krastë – Cukalit. Riaktivizimi i saj sjell tërmete. Shprehja më e qartë është në fshatin Karm të Pukës. Vizitohet sipas rrugës automobilistike Vau i Dejës – Koman.

 

5. Blloku Gravitativ i Gurit të Zi

Ndodhet pranë fshatit Gur i Zi, rreth 42 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson shkëmb magmatik mes flishit, të ardhur nga sipër shpatit, me formë të përzgjatur 100 – 120 m, gjerësi 20 – 30 m lartësi 8 – 10 m. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Guri i Zi.

 

6. Ujëvara e Thethit

Ndodhet në fshatin Theth, komuna Shalë, 900 m  mbi nivelin e detit. Ujëvara 30 m e lartë, me pamje mahnitëse. Vizitohet me rrugën Koplik – Theth.

 

7. Rasa e Palajve

Gjendet pranë fshatit Palaj, komuna Shosh. Përfaqëson rrëpirë shkëmbore gëlqerore të shkallëzuar, me gjatësi rreth 1 km, lartësi mbi 200m, me zgavra e guva karstike. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Shosh – Palaj.

 

8. Guri i Lekës

Gjendet pranë fshatit Malagji, komuna Temal, rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson kreshtë dhe një greminë gëlqerore me gjatësi mbi 900 m e lartësi disa qindra metra. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Shosh – Malagji.

 

9. Shpella e Gjeçovit

Ndodhet afër fshatit Gomsiqe, në 450 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqeroret e trias – jures, është e gjatë 35 m, e gjerë 5 -6 m, e lartë 8 – 10 m, me konkrecione. Legjenda e lidh atë me At Shtjefen Gjeçovin. Vizitohet sipas rrugës Shkodër Gomsiqe.

 

10. Portat e Shalës

Gjendet në fshatin Breglum, komuna Shalë. Përfaqëson grykë lumore në formën e kanionit, të formuar nga lumi i Shalës në shkëmb gëlqeror paleozoikë. Ka gjatësi 50 m, gjerësi 20 – 25 m, thellësi mbi 200 m. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër  – Theth – Breg Lumi.

 

11. Shpella e Thethit

Gjendet pranë fshatit Theth, komuna Shalë, 900 m mbi nivelin e detit. Është shpellë karstike në gëlqeroret e trias – jures, e gjatë mbi 150 m, me ngushtime e zgjerime, degëzime, puse e mikroforma tërheqëse. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth.

 

12. Shpella e Gajtanit

Gjendet pranë fshatit Gajtan, komuna Gur i Zi. E formuar nga karsti në gëlqeroret e trias – jures, fillon me pus karstik. Pranë është një vendbanim i fortifikuar ilir i kohës së hekurit. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkoder – Gur i Zi – Gajtan dhe rruga këmbësore.

 

13. Pragu i Kapreit

Ndodhet në afërsi të fshatit Ndërlysaj, komuna Shalë, 900 m i thellë. Përfaqëson bllok gëlqeror të prerë nga lumi i Kapreit (degë e lumit të Thethit). Ështe i gjatë 900 m, 4 m i gjerë dhe 6 m i thellë. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth – Breglum.

 

14. Shpella e Jubanit

Ndodhet rreth 300 m  afer fshatit Juban, komuna Vau i Dejës. E formuar nga karsti në gëlqeroret e trias  – jures, me degëzime ende të panjohura. Galeria kryesore është mbi 100 m. Ka disa zgjerime e mikroforma tërheqëse. Vizitohet me rrugën Shkoder – Gur i Zi – Juban – rruga këmbësore mali i Sheldisë.

 

15. Cirku i Gropës së Bukur së Jezercës

Njihet edhe me emrin Gropa e Jezercës. Gjendet pranë fshatit Theth, komuna Shalë. Përfaqëson gropë glacio – karstike në cirk akullnajor (gjatësia mbi 1,5 km). Ka depozitim morenikë dhe 4 – 5 liqene të vegjël akullnajorë. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Theth – rruga këmbësore.

 

16. Burimet e  Shtarzës

Ndodhet afër fshatit Theth, komuna Shalë, 900 m  mbi nivelin e detit. Burimi karstik del në brekçë, ku zë fill lumi i Thethit. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth.

 

17. Liqeni i Jezercës

Gjendet në cirk akullnajor të bllokut të Jezercës,  rreth 20 ha, me ujë të pastër si kristali që ngrin në sipërfaqe gjatë dimrit. Bota e gjallë është e larmishme. Formon ekosistem të liqeneve alpine. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Theth – rruga këmbësore tek  liqeni.

 

18. Pisha Flamur e Qafës së Pejës

Ndodhet në Qafën e Pejës, 1700 m mbi nivelin e detit. Përbën dru 200 vjeçar me kurorë në formën e flamurit, me lartësi 20 m dhe diametër trungu 1,6 m. Vizitohet sipas rrugës rurale Skodër – Theth – rruga këmbësore.

 

19. Ura shkëmbore e Markzagorës

Ndodhet afër fshatit Zagorë, 400 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson gur gëlqeror me formën e urës, të formuar nga karsti. Është i gjatë 10 m, 5 m  i gjere e 3 m i larte. Vizitohet me rrugën Shkodër – Prekal.

 

20. Burimet e Okolit – Thethit

Gjenden në fshatin Theth (Nikgjonaj), komuna Shalë, pranë shtratit të lumit Theth, rreth 900 m mbi nivelin e detit. Burimi karstik del në kontaktin gëlqeror – rreshpë, me gjatësi rreth 20 m. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Theth.

 

21. Shpella e Majës së Arapit

Gjendet 840 m mbi nivelin e detit, pranë majës së Harapit, në afërsi të Thethit, komuna Shalë. E formuar nga karsti në gelqerorët e trias – jures, është e gjatë 3 km, ndërsa gjerësia e lartesia deri në 20 – 30 m, me puse uji, sifonë e mikroforma karstike. Vizitohet me rrugën Koplik – Theth – Okol – Kroi i Shtradhës – Maja e Harapit.

 

22. Gështenja e Mgullit (Pult)

Ndodhet në Pult, 700 m mbi nivelin e detit. Përbën dru me kurorë piramidale, lartësi 20 m, diametër të trungut 1,1 m dhe moshë mbi 180 vjet. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Pult.

 

23. Bliret në Lesniqe

Ndodhen afër fshatit Lesniqe, në stanet e Bratit, 1000 m mbi nivelin e detit. Janë grup drurësh me
lartësi 20 m, diameter trungu 1,6 m dhe moshë mbi 120 vjet. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Lesniqe.

 

24. Kanioni i urës së Shtrenjtë

Gjendet pranë fshatit Ura e Shtrenjtë, komuna Postribë, 120 m mbi nivelin e detit. I formar nga gëlqerorët nga lumi i Kirit, është i gjatë 700 – 800 m, i thellë 5 – 6m dhe i gjerë rreth 2- 4  m. Këtu është ura e Kirit që lidh Shkodrën me Prekalin. Vizitohet me rrugën Shkodër – Prekal.

 

 

 

25. Shpella e Zhylës

Ndodhet pranë fshatit Prekal të Shkodrës, rreth 400 m mbi nivelin e detit. Është shpellë karstike në gëlqerorë, e gjatë 104 m, me galeri e zgjerime. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Prekal.

 

26. Shpella e Melagjisë

Gjendet afër fshatit Malagji të Shkodrës (mali i Cukalit), 1300 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqerorë, është 180 m e gjatë, me disa galeri, zgjerime dhe puse të thellë; liqene të vegjël dhe konkrecione. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Prekal – rruga këmbësore në Cukal.

 

27. Shpella e Muriqit

Ndodhet afër fshatit Bratosh të Shkodrës, 1567 m mbi nivelin e detit. Është formuar nga karsti në gëlqerorë, 177 m e gjatë, 10 – 15 m e gjerë dhe 4 – 6 m e lartë. Ka tri zgjerime që lidhen me galeri e konkrecione. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Prekal – rruga këmbësore në Cukal.

 

28. Kanioni i Grunasit

Gjendet në fshatin Theth, komuna Shalë, 700 m mbi nivelin e detit. I formuar nga lumi i Thethit dhe nga karsti në shkëmbinjtë gëlqerorë, është i gjatë rreth 1,8 km, i thellë 40 – 60 m dhe i gjerë rreth 4 – 6 m. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Breglum.

 

29. Kërleka e Kakisë

Gjendet në fshatin e Lekaj, komuna Shalë, 1900 m  mbi nivelin e detit. Jane grup drurësh kërlekë (Pinus mugus), bimë relikte e akullzimit kuaternar, me areal 1200 m të gjatë dhe 1000 m të gjerë. Drurët janë të lartë deri 2 m, me perimetër trungu 20 – 35 cm dhe moshë 100 – 120 vjet. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Breglum – rruga këmbësore mali i Kakisë.

 

30. Shpella e Liqethit Cukal

Ndodhet në malin e Cukalit, 1200 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqerorët e kretës, është e gjatë 75 m, e gjerë 10 – 12 m dhe e lartë 26 – 31 m. Shpella ka konkrecine të shumta. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Prekal – Cukal.

 

31. Burimet e Kirit

Gjenden afër fshatit Kir, komuna Pult, 400 m mbi nivelin e detit. Burim karstik i tipit vokluzian në kontaktin tektoniko – litologjik gëlqerorë – flish. Uji i tij del gjatë një vije mbi 800 m. Prurja e tyre arrin mbi 600 l/sek. Këtu zë fill lumi i  Kirit. Vizitohet sipas rrugës Shkodër –Kir.
 
32. Habitati i Salamandrës Alpine

Gjendet në veriperëndim të bllokut malor të kakisë (Bjeshka e Madhe), 1500 – 2000 m mbi nvelin e detit. Salamandrat janë zvarranikë me gjatësi 12 – 15 cm, të ngjashme me hardhucat, por me ngjyra karakteristike. Vizitohet sipas rruges Shkodër – Breglum – rruga këmbësore mali i Kakisë.

 

33. Shpella e Kataraktit

Gjendet afër fshatit Theth, 870 m  mbi nivelin e detit. Njihet edhe me emrat “Ku thyen uji qafën”, “Ujëvara e Grunasit” dhe “Shpella e Ujit”. Është shpellë karstike në gëlqerore, 170 m e gjatë, me galeri, puse, zgjerime e ngushtime, sifone me ujë. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Theth – monumenti.

 

34. Fusha e Liqethit

Ndodhet në malin e Cukalit, 1200 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Lekgegaj, komuna Shllak. Përfaqëson gropë glacio – karstike në kryqëzimin e shkëputjeve tektonike. Është e gjatë 1,3 km, e gjerë 800 – 100 m. Ka disa forma të vogla karstike, cakullina, bimësi barishtore dhe një liqen të vogël gjatë shkrirjes së borës. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Cukal.

 

35. Pylli i ishullit të Franc Jozefit

Gjendet në delten e Bunës, afër fshatit Velipojë, 1,2 m mbi niveline detit. I vendosur në ishullin me të njëjtin emër (4,5 ha), përbëhet nga plep, verri dhe fletore të tjerë dhe rrënjë (dushk në rrezik zhdukje), me lartësi 12 – 16 m, diameter të trungut 30 – 40 cm, moshë 70 – 75 vjet. Përben mjedis për folenizimin e shpendëve ujore. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Velipojë – grykëderdhja e Bunës.

 

36. Lisat e Minaqit (Domne)

Ndodhen në afërsi të fshatit Domen, në stanet e bratit, 1000 m mbi nivelin e detit. Përbën grup lisash 100 vjeçarë, me lartësi 25 m, diametër të trungut 1 m. Vizitohen sipas rrugës Shkodër – Domen. 

 

37. Rrepet e Vorrezave të Ramajt

Ndodhen në varrezat e Ramajve të qytetit të Shkodrës, 10 m mbi nivelin e detit. Jane disa drurë me lartësi 25 – 30 m, diameter të trungut 1,5 – 2 m, perimetër rreth 6 -7 m, ndërsa i kurorës mbi 30 – 40 m.

 

38. Çinari i Hoxhë Dheut

Ndodhet në qytetin e Shkodrës. Përben dru rrapi 140 vjecar. “Hoxhë Dheu”, ishte titulli që mbante
pajtuesi i gjaqeve. I pari i familjes Hoxha, pas thirrjes së Çinarit, porositi mikun nga Postriba që t’i sillte një fidan dhe e mbolli.

 

39. Çinari i Tophanës

Ndodhet në qytetin e Shkodrës. Përbën dru rrapi, mbi 150 vjecar, që ka qënë pikë takimi e i kuvendeve për banorët. Kënga popullore thotë: “hajde t’mblidhemi tek Çinari/ me Ndocjan e me Tophanë/ mos ta lajmë na Tarboshin/ i biri i shkjëut t’ua shkelë me kamë”.

 

40. Rrapi i T’planës

Gjendet afër fshatit T’plan, komuna Shalë, 800 m mbi nivelin e detit. Përbën dru 200 vjecar, me lartësi 20 m, trashësi trungu 90 – 100 cm e perimetër 3,5 m. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth – T’plan

 

41. Ahet e Gurrës së Krenave

 

RRETHI  PUKË

 

1. Shpella e Kaurit

Ndodhet afër fshatit Lëvrushk, në malin e Kollatës. E formuar si shpellë karstike në gëlqerorët e trias – jurasit, është e gjatë 250 m, e gjerë dhe e lartë 3 m, me kaonkrecione të shumta. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Levrushk.

 

2. Fosilet amonite të Triaskut të Poshtëm në Kçirë

Gjenden në fshatin Kçirë, 600 m mbi nivelin e detit. U studiuan nga gjeologu austriak F. Nopca. Fosilet e spacieve Sagaceras albanikum, Pronorites osmanicus, Procarnites scanderbegis, etj. dalin në një territor 4500 m2. Vizitohet me rrugën Pukë – Kçirë.

 

3. Peneplena e Gomsiqes

Ndodhet afër fshatit Gomsiqe, 800 m mbi nivelin e detit. Përbën mbetje të peneplenës tortoniane: sheshimi i relievit nga veprimi i faktorëve të jashtëm (erozionet, etj.), para 17 milion viteve, në kushtet e qetësisë relative të lëvizjeve tektonike diferencuese. Ka formën e një pllaje të sheshtë: 1,5 km e gjatë, 700 – 750 m 3 gjerë. Vizitohet me rrugën Pukë – Gomsiqe.

 

4. Guri i Shenjtë

Ndodhet afër fshatit Zezaj, 538 m mbi nivelin e detit. Është një gur graniti me formë shumëkëndëshi.
Legjenda e lidh me Skënderbeun. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Zezaj.

 

5. Gështenja e Kokdodit

Gjendet 981 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kokdode, komuna Iballë. Përbën pyll gështenjë kali (Aesculus hippocastanum L.), rreth 10 ha, me lartësi 15 – 17 m, diametër të trungjeve 100 – 130 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet me rrugën Pukë – Iballë – Kokdode.

 

 

6. Bungat e varrezave në Korthpulë

Gjenden në varrezat e fshatit Korthpulë, komuna Luf, 500 m mbi nivelin e detit. Janë dy drurë bunge, me lartësi 15 – 16 m dhe perimetër kurorë të përbashkët 70 – 75 m, diametër trungu 1 – 2 m e moshë mbi 300 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë – Gomsiqe – Korthpulë.

7. Qarret e varrezave të Shënkollit në Kryezi

Gjenden afër fshatit Kryezi, komuna Qafe – Mal, prane kishes se Shenkollit, 600 m mbi nivelin e detit. Jane 5 qarre me lartesi 20 – 25 m, diameter 90 – 100 cm e perimeter 180 -200 cm, moshe mbi 250 vjet. Vizitohen sipas rruges rurale Fushe – Arrez – Kryezi.

8. Qarri i Xhamisë së Kryeziut

Gjendet në varrezat e fshatit Kryezi (Brahaj), komuna Qafë – Mal. Ka kurorë ovale, lartësi 10 – 12 m,
diametër trungu mbi 30 cm e perimetër 350 cm dhe moshë mbi 250 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë – Arrëz – Kryezi.

9. Ujëvara e Kryeziut

Ndodhet në fshatin Kryezi, komuna Qafë Mali. Është në perroin e Oroshit, në shkëmbinjtë magmatike. Ka dy pragje 3 – 4 m lartësi secili dhe dy pellgje me thellesi mbi 1m. Vizitohet sipas rrugës Fushë – Arrëz – Kryezi.

10. Mrizi i Ndërlugjeve

Ndodhet 800 m mbi nivelin e detit, afer fshatit Meçe, në komunën Rrapë. Jane 4 drurë bunge 200 vjeçare me lartësi 15 – 16 m, diametër të trungut 90 – 100 cm e perimetër 1,7 – 2 m. Vizitohen me rrugën Pukë  – Meçe.

11. Mani i Zi

Gjendet 800 m mbi nivelin e detit, pranë qytetit të Pukës. Eshte man i zi i veçuar, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 1 m, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet kur shkon në qytetin e Pukës.

12. Hurdha e Tisit

Ndodhet 650 m mbi nivelin e detit, në luginën e Gomsiqes, pranë fshatit Pevzhë, komuna Tërbun. Përben dru tisi, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 80 cm, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës Pukë – monumenti (4 – 5 km).

13. Sofra e Lekës

Gjendet 350 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kabash, komuna Rrapë është një sofër guri mbi 7 m2, rreth së cilës mendohet se Lek Dukagjini zhvillonte kuvendet. Vizitohet sipas rrugës Pukë – Kabash.

14. Karsti i Munellës

Gjendet afër fshatit Tuc, komuna Qafë – Mal, në kurrizin e malit të Munellës, 1800 – 1990 m mbi nivelin e detit. Perfaqëson peisazh karstik me gropa, hinka, puse karstik, etj. Vizitohet sipas rrugës Fushe Arrëz – Mali i Munellës.

15. Pisha e Dardhës

Gjendet rreth 450 m mbi nivlin e detit, në varrezat e fshatit Dardhë, komuna Blerim. Është pishë e zeze (Pinus nigra), me lartësi 25 – 30 m, diametër trungu mbi 250 cm e perimetër mbi 750 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushe Arrez – Dardhë (30 km).

16. Akacjet e Migjenit

Ndodhen tek muzeu i Migjenit ne qytetin e Pukes. Jane disa akiacie, nen hijen e te cilave pushente poeti i madh Migjeni.

17. Pisha e Shejzës

Ndodhet afër fshatit Iballë të Pukës. E vetme midis shkurresh, është e lartë mbi 20 m, me diametër të trungut rreth 50 cm e perimetër mbi 1,5 m dhe moshë mbi 200 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë Arrez – Iballë.

 

RRETHI  MALËSIA E MADHE

1. Syri i Sheganit

Gjendet afër fshatit Aliaj, komuna Bajzë, pranë liqenit të Shkodrës, rreth 6 m mbi nivelin e detit. Njihet edhe me emrin “Sifoni i Virit”. Është burim i madh karstik vokluzian (rreth 1000 l/sek) në çarjet tektoniko – karstike, që del vertikalisht nga një oxhak karstik me thellësi 22 – 28 m e gjerësi 3 – 5 m. Ai lidhet me dy burime. Uji vjen nga zona karstike e Alpeve perëndimore të Shqipërise. Është i pasur me lloje peshqish e gjallesa të tjera. Burimet krijojnë mjedis tërheqës me vlera shkencore hidrologjike, didaktike, estetike, turistike. Vizitohet sipas rrugeë Koplik – Ivanaj – Shegan.

2. Fortesa e Kelmendit

Gjendet afër fshatit Nikc, komuna Këlmend, 550 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson gur gëlqeror si kala natyrore, i formuar nga era e karsti, rreth 20 m gjerësi, lartësi 15 – 18 m, sipërfaqe disa qindra m2. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Tamarë – Nikc.

3. Burimet e Koprishtit

Gjendet afër fshatit Selcë, komuna Këlmend, 1450 m mbi nivelin e detit. Burim karstik prurja 600 l/sek) del në kontaktin gëlqerorë – flish, nga një gropë 3 – 5 m e gjere, 3 – 5 m e thellë, ku zë fill lumi i Cemit te Selcës. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Tamarë – Gropat e Selcës.

4. Syri i Gjonit

Gjendet afër fshatit Grude Fushë, komuna Gruemirë. Del si burim karstik, në kontaktin gëlqerorë – molasë kuaternarë, me siperfaqe 60 – 65 m2 e prurje të madhe, që përdoret për furnizimin  e popullsisë e ujitje. Vizitohet sipas rrugës Shkoder – Vrake – Grudë Fushë.

5. Shpella e Krevenicës

Ndodhet afër fshatit Kushë dhe rrugës Bajzë – Hani i Hotit, 10 m mbi nivelin e detit. Shpella karstike e formuar në kryqëzimin e thyerjeve tektonike, në gelqerorët të trias  – jurasit, është e gjatë rreth 20 m, e gjerë 10 – 12 m, e lartë 4 – 5 m. në brendësi janë 3 liqene, ku marrin ujë banorët me motopompa. Vizitohet sipas rrugës kombëtare Koplik – Hani i Hotit.

6. Morenat e Razmës

Gjenden në fshatrat Vrith e Razëm, komuna Shkrel, 1050 m mbi nivelin e detit. Janë depozitime të akujve kuaternare, të ardhura nga cirku i Gropës së karikjeve. Formojnë kodra me lartësi 50 – 80 m, shtrirje 1,7 km të gjatë, 1,2 km të gjerë, hinka e gropa karstike. Mbulohen nga pyll ahu e meshtekne. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Dedaj – Razëm.

7. Cirku i Livadhit të Bogës

Gjendet në Bjeshkët e Namuna, 1820 m mbi nivelin detit, pranë fshatit Bogë, komuna Këlmend. është i gjatë 800 m, i gjerë 250 – 300 m e me forma karstike. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Bogë – rruga këmbësore.

8. Burimet e Vuklit

Gjenden pranë fshatit Vukël, komuna Këlmend, 500 – 550 m mbi nivelin e detit. Janë disa burime karstike në kontaktin gëlqerorë – terrigjene, me prurje 800 l/sek që ushqejnë lumin e Cemit të Vuklit. Përdoren për tu pirë e ujitje. Vizitohen sipas rrugës Koplik – Tamare – Vukël.

9. Blini i Bzhetës

Gjendet afër fshatit Bzhetë, komuna Shkrel, 1400 m mbi nivelin e detit. Bliri me dëmtime të degëve për shkak teë moshës, lartësi 20 m, diametër të trungut 90 cm e perimetër 300 cm, ka moshë mbi 200 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Dedaj – Razëm – kisha e Bzhetës.

10. Vidhat tek pusi i Markajve

Gjenden në 700 – 750 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kastrat Lukaj. Janë dy drurë vidhi mbi 300 vjeçare (bimë e rrezikuar të zhduket), e pranë tyre gjendet një pus i hapur nga banorët, prej nga ka marrë emrin monumenti. Lartësia e drurëve është 10 – 12 m, perimetri i trungut 300 cm. Vizitohen sipas rrugës rurale Koplik – Kastrat – Markaj.

11. Ahu i Gerçës (Mrizi i Gerçës)

Gjendet në fshatin Selcë, komuna Këlmend, 600 m mbi nivelin e detit. Njihet edhe me emrin “Mrizi i Grecës”. Është dru me lartësi 25 m e diametër trungu 1,8 m. Këtu me 23. 06. 1911 u mbajt kuvendi dhe u nënshkrua nga krerë shqiptarë Memorandumi i Gracës, me të cilin kërkohej autonomia territoriale administrative e Shqipërise. Vizitohen sipas rrugës Koplik – Tamarë – Selcë.

12. Carraca e Vrithit

Gjendet në afërsi të fshait Vrith, komuna Kastrat rreth 900 m mbi nivelin e detit. Është dru carace (Celtis australis), me lartësi 10 m, diametër të trungut 1m dhe moshë 200 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Dedaj – Vrith.

13. Tarraca e Gërçes

Gjendet në fshatin Selcë, komuna Këlmend, 600 m mbi nivelin e detit. Është tarracë shkëmbore në flish, midis dy thepisjeve gëlqerore, me gjatësi 120 m, gjerësi 100 – 110 m. Këtu me 23. 06. 1911 u mbajt kuvendi dhe u nenshkrua nga krerë shqiptarë Memorandumi i Gërces, me të cilin kërkohej autonomia territoriale administrative e Shqiperisë. Vizitohen sipas rrugës Koplik – Tamarë – Selcë.

14. Shpella e Gjolajve

Gjendet në fshatin Bratosh (Gjolaj). Është shpellë glacio – karstike e formuar në kryqëzimin e thyerjes tektonike, në gëlqeroret e trias – jurasit. Fillon me pus karstik dhe është e gjatë 116 m, e gjerë 20 – 25 m, e lartë 25 -27 m. Ka një sallë shumë të madhe me stalagmite, stalaktite, kollona mjaft të bukura dhe vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike e turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Bratosh – shpella e Gjolajve.

15. Kanioni i Bashkimit Vermosh

Ndodhet afër fshatit Vermosh, komuna Këlmend, 900 – 950 m mbi nivelin e detit. Kanioni është formuar në gëlqerorë nga lumi Vermoshit e karsti. Ka gjatësi 1 – 1,1 km, gjerësi 4 – 6 m, thellësi 30 – 40 m. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Tamarë – Vermosh.

16. Mrizi (ahu) i Pleshtit (Bogë)

Ndodhet ne fshatin Bogë, komuna Dedaj, 100 m mbi nivelin e detit. Është dru ahu 250 vjecar me lartësi 25 m, diametër të trungut 1,5 m. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Bogë.

17. Vulfenia e Shtegut të Dhenëve

Gjendet në Shtegun e Dhenëve, 1700 m mbi nivelin e deti. Është biotop endemik shqiptar i Vulfenia baldaccit, i shoqëruar me Arabis alpina, rumevscutatus, Doronicum australis, etj. Ka lartësi 20 – 25 cm, çel në qershor – korrik lule blu me shkëlqim. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Bogë – rruga këmbësore shtegu i Dhenëve.

18. Mullaret e Radit (Rapsh)

Ndodhen pranë fshatit Rapsh, 740 m mbi nivelin e detit. Përfaqësojne gurë gëlqerorë në formë mullari, të krijuara nga karsti dhe era. Janë të gjatë 2 – 3 m e të gjerë 4 – 6 m. Vizitohen sipas rrugës rurale Koplik – Rrapsh.

19. Arra e Madhe

Ndodhet në fshatin Zagorë  400 m mbi nivelin e detit. Është dru me lartësi 23 m, diametër të trungut 2m e moshë mbi 120 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Zagorë.

20. Foljeta e Lohjes

Ndodhet në fshatin Lohje, 500 m mbi nivelin e detit. Përbën dru rrapi me lartësi 22 m, diametër të trungut 1,7 m dhe moshë mbi 230 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Lohje.

21. Çinari (Foljeta) e Ganjollit

Ndodhet afër fshatit Ganjollë, 600 m mbi nivelin e detit. Është dru rrapi me lartësi 25 m, diametër të trungut 2,1 m dhe moshë mbi 200 vjet. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Ganjollë.

22. Shpella e Pucit

Gjendet afër fshatitBogë, komuna Dedaj, në shpatin verior të malit të Çardakut, 1087 m mbi nivelin e detit. Pjesa e njohur është 5 km e gjatë, më e madhja deri tani në Shqipëri. Përbëhet nga disa kate, puse, galeri, ngushtime, zgjerime e salla të mëdha me konkrecione kalciti të rralla për nga bukuria. Ajo lidhet me shpellen e Husit, me një galeri horizontale 275 m të gjatë dhe zbret deri në 355 m ne thellësi. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Bogë – Theth.

23. Pusi i Xhek Markut

Gjëndet në fshatin Bogë, komuna Dedaj, në pllajën e Bridashës, 1800 m mbi nivelin e detit. Ka marrë emrin e një banori të rrëzuar aty mbi 80 vite më parë. Eshtrat i nxorën speleologet e San Marinos. Përben pus karstik, -234 të thellë. Hyrja me 5 m diametër, shkon deri në thellësine -15 m, ku shfaqen dy puse, që zbresin deri në thellësine -104 m. Këtu zë fill pusi kryesor -130 m i thellë. Gjenden disa degëzime anësore, ende të paeksploruara, rrëzime, dëbore dhe akulli fosil, ndoshta kuaternar. Vizitohet me rrugen Koplik – Bogë – rruga këmbësore ne Bridashë.

24. Shpella e Njerëzve të Lagur

Gjendet ne fshatin Bogë, komuna Dedaj, në malin e Çardakut, 2050 , mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqerorë, ka puse që zbresin deri në 347 m thellësi dhe ndërthuren me ngushtime e salla me konkrecione me bukuri të rrallë. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Bogë – Theth – rrugës këmbësore tek shpella.

25. Kanioni i Poicës

Ndodhet 250 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Zagorë. Njihet edhe me emrin Kanioni I Përroit të Thatë. Është formuar nga erozioni i Përroit të Thatë e karsti, ka gjatësi rreth 2,2 km, gjerësi deri 2 – 4 m e lartësi 20 – 30 m, guva e zgavërime karstike. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Zagorë.

26. Mullarët e Gurtë të Bajzës

Gjenden pranë fshatit Bajzë. Jane disa blloqe gëlqerore mbi nëjri – tjetrin, në formë mullari me lartësi 4 – 5 m, gjerësi e lartësi 2 – 4 m, të formuar nga era e karsti. Vizitohen sipas rrugës Koplik – Bajzë – Hani i Hotit.

27. Pusi i Cilikokajve

Ndodhet pranë fshatit Bogë, komuna Dedaj, 1840 m mbi nivelin e detit. Emrin e ka marrë nga zogjtë e cilikojkave që futen aty. Përben pus glacio – karstik në gëlqeroret e tria – jurasit, me gjerësi të hyrjes disa metra, ngushtime e zgjerime, konkrecione, akull fosil, ndoshta kuaternar. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Bogë – rruga këmbësore Bridashë.

28. Kalaja e Shtegut të Dhenëve

Ndodhet në afërsi të fshatit Bogë, 2050 m mbi nivelin e detit. Përbën bllok gëlqeror me formë piramidale, të modeluar nga era dhe karsti, 150 – 200 m të gjatë, 80 – 100 m të gjerë, 130 – 150 m të lartë. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth.

29. Lugu akullnajor i Runicës

Ndodhet midis Jezercës e Bjeshkeve të Namuna, 1200 m mbi nivelin e detit, afër fshatit Theth, komuna Shalë. I formuar si lug glacio – karstik në gëlqeroret, përgjate shkëputjes tektonike, ka formën e koritës me gjatësi 1,8 km, gjerësi 500 – 600 m. Rrethohet nga pyje ahu. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Theth.

30. Depozitimet fluvio-glaciale të Bogës

Ndodhen pranë fshatit Ducaj, komuna Shkrel, 830 m mbi nivelin e detit. Janë depozitime të akujve dhe ujërave të luginës akullnajore të Bogës. Kanë formën e ledhit 800 m të gjatë, 18 m të gjerë, lartësi 5 – 7 m dhe vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike e turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Bogë.

31. Lugu akullnajor i Seferçës

Ndodhet në skajin më verior të Shqipërise, në fshatin Vermosh, komuna Këlmend, 1870 m mbi nivelin e detit. Lugu me formën e korritës është 1800 – 2000 m i gjatë, 300 – 400 m i gjerë. Vizitohet sipas rrugës Koplik – Tamarë – Vermosh – rruga këmbësore.

32. Gështenja e Reçit

Gjënden në fshatin Reç, komuna Shkrel. Përbën pyll gështenje kali, me sipërfaqe disa ha. Vizitohet sipas rrugës rurale Koplik – Reç.