Këto projekte janë konsideruar si të suksesshme pasi partneret kishin marrë përsipër të rrisnin përgjegjësinë e qeverisjes lokale dhe rajonale në zbatimin e një modeli të Turizmit inteligjent.
Rajoni i Lacios, Itali kishte prezantuar Kartën e Granadës, ku të gjithë aktorët e mundshëm të Mesdheut të krijojnë një rrjetëzim për bashkëpunime të qëndrueshme në fushën e turizmit si dhe pjesëmarrje të përbashkëta në Programet e reja të Bashkimit Europian. Me nënshkrimin e këtij Memorandumi Bashkëpunimi, palët nënshkruese, sikurse dhe Këshilli i Qarkut Shkodër, do kenë eksesin e nevojshëm në përdorimin e të dhënave të një observatori i cili do ti lejojë ato të bëjnë krahasimet e nevojshme të gjendjes reale dhe të krijimit të kushteve optimale të perspektives së zhvillimit të turizmit në zonën e Mesdheut.
Në fjalën e tij Zoti Lakti pas nënshkrimit të këtij memorandumi bashkëpunimi tha: “Afërsia gjeografike dhe kulturore lejon intensifikimin e marrëdhënieve shumëpalëshe midis rajoneve Mesdhetare, për të mbështetur proceset lokale të rritjes harmonike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe unitetit midis popujve duke intensifikuar komunikimin mes tyre.
Ky memorandum bashkëpunimi në Granada, na lejon të njohim filozofinë dhe përpjekjet për planifikimin e integruar të koordinuar në turizmin mesdhetar, si dhe vizionin e tij afatgjatë. Të gjithë së bashku të shpërndajmë dhe të promovojmë zbatimin e Modelit të Biznesit të Turizmi, në zonën tonë gjeografike si një kornizë referimi për kalimin drejt një turizmi më të zgjuar dhe më të fuqizuar në Mesdhe”.