15 Dhjetor, 2023 – Sot u zhvillua mbledhja e 19-të e Asamblesë së Euro-rajonit Adriatik Jonian në një format on-line, ku morën pjesë përfaqësues, anëtarë të ndryshëm të tij, nën drejtimin e Presidentit Nikola Dubroslaviç dhe Sekretarit të Përgjithshëm Francesco Cocco.
Në këtë mbledhje të rëndësishme, u diskutuan disa pika kyçe në rend të ditës, duke përfshirë mbështetjen për tu bërë miq të Makro-rajonit Mesdhetar, raporti financiar i vitit 2023-2024, pjesëmarrja në thirrjet e programeve të BE, si dhe u rikonfirmuan zgjedhjet e reja për organet drejtuese të asamblesë së Euro-rajonit.
Më tej, është me rëndësi të theksohet se, Këshilli i Qarkut Shkodër, është zgjedhur si anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj shoqate edhe për tre vitet e ardhshme. Ky pozicionim do të sjellë një përfaqësim të fortë dhe të drejtpërdrejtë të interesave të rajonit tonë në këtë platformë ndërkombëtare.
Kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, ndaj Këshilli i Qarkut Shkodër është i përkushtuar për të vazhduar kontributin e angazhimin e tij në këtë forum të rëndësishëm.