Takim me Arqipeshkvin Metropolit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër znj. Marina Duhani priti në zyrën e saj Arqipeshkvin Metropolit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra i cili kishte ardhur për ta Uruar Kryetaren në këtë fillim të mandatit të saj. Po ashtu Imzot Massafra kerkoj bashkëpunim në lidhje me nevojat të cilat kanë shfaqur disa komunitete periferike të qytetit apo të zonave të thella në lidhje me shërbimet e ndryshme publike ujë, ndriçim, etj.

 

 

Nga ana e saj znj. Duhani e falenderoj Arqipeshkvin Massafra për vizitën e Tij duke e siguruar se Këshilli i Qarkut Shkodër dhe ajo si Kryetare do bashkëpunojë për të realizuar nevojat që kanë komunitetet dhe shtresat në nevojë, në dobi të së mirës së përbashkët, pasi është pjesë e prioriteteve të punës sonë.