Home Veprimtari te Sektorit te Transportit

Veprimtari te Sektorit te Transportit

Në Drejtorinë e Shërbimeve gjatë kësaj periudhe Sektori i Transportit dhe Emergjencave ka realizuar këto detyra :
Janë ndjekur rastet e emergjencave që kanë ndodhur si rezultat i djegies nga energjia elektrike dhe rrëshqitjeve të tokës ,si dhe janë plotësuar dokumentacionet përkatëse të tyre :
Bashkia Shkodër :
Rasti i djegies së banesës së Z. Prekë Gjeloshi , Z. Ahmet Lekaj , Z. Adnand Bashi , Fatmir Sula . 
Komuna Rrethina
Është ndjekur rasti i djegies së banesës së Z. Shan Alija , Z. Fadil Grethi .
Komuna Guri i Zi
Rasti i djegies së banesës së Z. Qazim Kullolli.
Komuna Velipojë :
Rasti i shëmbjes së banesës nga rrëshqitja e tokës të Z. Gjok Toma.
Komuna Iballë :
Rasti i shëmbjes së shtëpisë nga rrëshqitjet e tokës si rezultat i rënies së shirave të rrëmbyeshëmbyeshëm të Z. Isuf Ibraj .
Të gjitha këto raste janë ndjekur në bashkpunim me Drejtorinë e Urbanistikës.
Krahas kësaj Sektori i Transportit ka lëshuar çertifikata për transportin ndërqytetas brenda qarkut dhe për transport mallrash për të tretë e me qira , pasi janë plotësuar dokumentacinet përkatëse , për subjektet : “Kopliku” Sh.p.k , “Mirdita” Sh.p.k , “Muharrem Koleci” Sh.p.k , “Sidi” Sh.p.k .
Janë miratuar linjat rrethqytetase :
Guri i Zi – Shkodër-Guri i Zi me oraret përkatëse.
Guru i Zi – Bushat- Guri i Zi me oraret përkatëse të kërkuara nga Komuna Guri i Zi
Janë miratuar oraret shtesë për linjën rrethqytetase Vau Dejës -Shkodër të kërkuar nga Bashkia Vau Dejës.
Janë miratuar oraret shtesë për linjën ndërqytetase brenda qarkut Koplik-Shkodër-Koplik me kërkesë të Bashkisë Koplik.
Janë miratuar distancat dhe kategorizimet përkatëse për linjat e arsimtarëve dhe nxënësve të kërkuara nga Drejtoria Rajonale e Arsimit.

No posts to display