Hyrje Sekretari i Keshillit Zgjedhja, Detyrat

Zgjedhja, Detyrat

Funksionet e Sekretarit të Këshillit të Qarkut, burojnë nga neni 61 dhe 37 i ligjit Nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”1. Sekretari i Këshillit të Qarkut emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Qarkut, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve. Shkarkimi i sekretarit mund të propozohet edhe nga 1/3 e anëtarëve të këshillit të Qarkut.2. Sekretari i Këshillit të Qarkut është përgjegjës për:a) Mbajtjen e dokumenteve zyrtare të Këshillit të Qarkut;b) Ndjekjen e punës për përgatitjen  e materialeve të mbledhjeve sipas rendit të ditës; c) Njoftimin për zhvillimin e  mbledhjeve të këshillit të Qarkut;ç) Shpalljen dhe publikimin e njoftimeve dhe akteve të nxjerra nga Këshilli i Qarkut;d) Përgatitjen e seancave të këshillimit me bashkësinë;dh) Mbikëqyrjen e respektimit të Rregullores së Funksionimit të Këshillit te Qarkut.3. Sekretari i Këshillit të Qarkut kryen çdo funksion tjetër që i caktohet nga vetë Këshilli i Qarkut.

Asnjë postim për tu shfaqur