Rregullore

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 15.02.2008, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Kryetari i Këshillit Qarkut z.Gjovalin Kolombi “Për rregulloren e funksionimit të Këshillit të Qarkut Shkodër” mbështetur  në ligjin nr 8652 datë 31.07.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, pas diskutimit nga anëtarët e këshillit :
V E N D O S I : 
1. Të miratojë Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Qarkut Shkodër, dhe strukturave  brenda këtij Këshilli .(bashkëngjitur Rregullorja)
2. Vendimi nr.6 datë 20.08.2007 “Rregullore për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Qarkut Shkodër“  i Këshillit të Qarkut Shkodër  shfuqizohet. 
3.  Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet K.Q.Shkodër.
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
KRYETARI
Gjovalin  KOLOMBI

Asnjë postim për tu shfaqur