Bashkëpunime dhe marrëveshje
Marrëveshje me GTZ: Këshilli i Qarkut ka realizuar një marrëveshje mbështetje për ngritjen e Këshillit të Partneritetit dhe Agjencisë së zhvillimit. Me mbështetjen e GTZ janë krijuar forumet e partneritetit në tre rrethe dhe po mblidhen termat e referencës për hartimin e Strategjisë së zhvillimit të Qarkut dhe do të vazhdojë puna për hartimin ne saj mbi bazën e tyre dhe te Planit rajonal EPTIZA.
GTZ jep konsulencën e vet në organizimin e takimeve me donatorët. Rezultat i këtyre takimeve ka qenë hartimi i matricës së bashkëpunimit, e cila ende nuk është miratuar nga të gjithë donatorët. GTZ ka hartuar një guidë turistike për Kelmendin dhe Thethin. Ka organizuar një vizite studimore në Gjermani, Maqedoni, Rumani. Zyra e GTZ është pranë Këshillit të Qarkut. Ka mbështetur një paraqitje të Këshillit të Qarkut në një panair Laipzig.
Për më shumë kliko Marrëveshje me GTZ
Marrëveshje me SNV: Këshilli i Qarkut ka një marrëveshje për një studim fizibiliteti për nënshkrimin e një marrëveshje më të plotë sidomos lidhur ngritjen e kapaciteteve në Administratën e KQ për mundësinë e krijimit të Fondit të besimit dhe administrimin e tij për grande konkurruese në Komunat dhe Bashkitë. SNV është partnere në Projektin “Parku Ballkanik i Paqes”. Ka organizuar një tur studimor në Dibër për Fondin e besimit. Zyra e SNV është pranë Këshillit të Qarkut.
Për më shumë kliko Marrëveshje me SNV
Marrëveshje me Intercooperation-in Zviceran: Këshilli i Qarkut ka realizuar marrëveshje për Filmat “Dukagjini turistik”, për vënien e Administratës së Qarkut në rolin e vlerësuesit për projektin më të mirë 2008 si dhe për vlerësimin e Planeve strategjike të zhvillimit të 6 komunave dhe detyrat e projektimit për planet urbanistike të dy bashkive. Qarku është partner në Komitetin drejtues të programit të Qeverisë zvicerane dhe në Komitetin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve konkrete në bashkitë dhe komunat
Për më shumë klikoMarrëveshje me Intercooperation-in Zviceran
Bashkëpunim me ADA (Agjencia e Zhvillimit Austriak): ADA në bashkëpunim me K.f.V është një donatore shumë e rëndësishme në Qarkun e Shkodrës. Kontributi i saj, sidomos në qytetin e Shkodrës ka qenë dhe është shumë i rëndësishëm. Sipas filozofisë së punës së saj, ajo ka ndërmarrë marrëveshje bashkëpunimi drejtpërdrejt me komunat dhe bashkitë. Për vitin 2008 pjesëmarrja e saj në takimet e donatorëve të zhvilluar në qark ka qenë e vazhdueshme. Është në gjetje të një mënyre më të frytshme të bashkëpunimit me Këshillin e Qarkut.
Për më shumë kliko Bashkëpunim me ADA
Marrëveshje me TEULEDA: Eshtë bashkëpunuar për ngritjen e një qendre te informimit turistik ne Shiroke, si dhe i është ofruar mbështetje për bashkëpunim si partnere ne disa projekte te Rajonit te Molise Itali.
Për më shumë kliko Marrëveshje me TEULEDA
Marrëveshje me VIS dhe COLOR: Është organizuar një tavoline e rrumbullakët me shoqatat italiane VIS dhe Color për një ndërhyrje multi-disiplinore në komunat Shkrel dhe Kelmend me mbështetje të Cooperacionit Italian.
Për më shumë kliko Marrëveshje me VIS dhe Color
Marrëveshje me UCODEP: Në të njëjtën linjë për javën ne vazhdim po përgatitet dhe një tjetër ndërhyrje në zonën e Dukagjinit por kësaj here me Shoqatën UCODEP.
Për më shumë kliko Marrëveshje me UCODEP
Shkoder (Shqipëri) 23 Nëntor 2009
Qarku i Shkodrës (Shqiperi), i perfaqësuar nga presidenti i tij Z. Gjovalin Colombi, dhe Rajoni i Molises (Itali) i përfaqësuar nga Z. Michele Iorio, tani e tutje te quajtura “Palët”.
Për më shumë kliko Shkoder (Shqipëri) 23 Nëntor 2009