E marte 28 Qershor 2023
Më shumë se një orë program Ansambli Folklorik i Qarkut Shkodër dhuroj në skenën e
mrekullueshme të Kalasë së Gjirokastrës para një spektatori të shumtë, një performance të
vërtetë tingujsh të larmishëm pjesë e krijimtarise popullore dhe ngjyrash të kostumografisë
së trevave të kësa zone.
Nëpërmjet tingujve të fyellit e lahutës, sharkisë e çiftelisë, këngëve
dhe valleve u shfaqen me plot bukuri para spektatorit në Festival shumë numra të
spikatur. Vallja e Logut me xhubleta, këngët epike me lahutë, orkestralet, rapsoditë e
Fushë- Arrëzit e Pukës, Ninullat, kënga e kurbetit të Vaut të Dejës, këngët e dasmave dhe
ato humosristike të Dukagjinit, këngë patriotike të nën-Shkodrës sikurse dhe këngët
qytetare që ishin program, lartësuan vlerat artistike, punën dhe përfaqësimin dinjitoz të
këtij Ansambli.
Këshilli i Qarkut Shkodër si organizatori këtij evenimenti falenderon të gjithë
konsulentet, drejtuesit, udhëheqësit artistikë, koreografët, si dhe të gjithë artistët pjesë e
këtij Ansambli, që u ngjitën në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, që me
punën e tyre realizuan këtë spektakël të vertetë folklorik.
KESHILLI I QARKUT SHKODER