Takim me drejtorët Rajonale te Qarkut.
Sot në Selinë e Këshillit të Qarkut Shkodër, Kryetarja znj. Marina Duhani organizoj një tavoline pune ku kishte ftuar drejtorët e drejtorive të qarkut Shkodër. Ajo i njohu ato me punën dhe me impenjimet që ka marrë përsipër gjatë drejtimit të këtij institucioni duke i siguruar ato që është e gatshme për çdo bashkëpunim të mundshëm për të koordinuar veprimet tona të përbashkëta në shërbim të komunitetit të qarkut tonë.
Drejtorët e pranishëm e përkrahën ftesën për bashkëpunim me institucionin e Këshillit të Qarkut Shkodër si institucion koordinues i politikave kombëtare me ato rajonale e lokale duke paraqitur një panorame pune të përbashkët e cila do të vijojë nëpërmjet bordeve të ndryshme sikurse ai për emergjencat civile, bordet e shkollave profesionale, të shëndetit publik apo ato të formimit profesional dhe punësimit e duke u zgjeruar edhe në sektorë të tjerë të mundshëm.
Në përfundim znj. Duhani, i falënderoj të pranishmit dhe premtoj se së shpejti do jem pranë jush për të evidentuar konkretisht mundësitë e punës sonë të përbashkët.