Mbahet në Rajonin Azores (Portugali) Forumi Eurodyssey 2023

Nga data 6 deri me 9 Nëntor 2023 u mbajt në Rajonin Azores, Portugali Forumi Eurodyssey 2023, i cili ofron një mundësi të veçantë për qarqet pjesëmarrëse që të shkëmbejnë gjatë seancave plenare, mundësi për ndërtimin e kapaciteteve, vizitave studimore dhe momenteve të rrjetëzimit jo-formal.

I hapur për politikanë të zgjedhur, zyrtarë civilë dhe përfitues të rinj nga rajonet anëtare të AER ku bëjnë pjesë edhe qarqet shqiptare, Forumi Eurodyssey, është vitrina vjetore e programit Eurodyssey.

E ftuar në këtë Forum ishte dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër znj. Marina Duhani e cila thekson, se “Programi në fjalë përfshin bashkëpunimin për ndërtimin e kapaciteteve dhe shkëmbime të praktikave më të mira në rajonet pjesëmarrëse, dhe për t’u dhënë mundësi palëve të interesuara dhe përfaqësuesve rajonalë të zbulojnë nga afër për çfarë bëhet fjalë në program, dhe si mund të zhvillohet dhe të zbatohet në rajonet (qarqet) e tyre, nëse dëshirojnë të bashkohen me Eurodyssey”.

Nga ana jonë si institucion, vazhdon znj. Duhani, do bashkëpunojmë me aktorët lokal e rajonal në nivel qarku, të interesuar për të tu përfshirë në këtë rrjet dhe program operativ evropian, si një hallkë ndihmëse e rritjes së dijeve të tyre në raport me dinamikën e zhvillimeve evropiane të kohës.