Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Z.Hilmi Lakti ishte sot i ftuar në festën e 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.
🎖Gjatë ceremonisë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, u vlerësua e gjithë skuadra e Policisë Vendore Shkodër, që kontribuon çdo ditë në përballje me ngjarje dhe elementë kriminalë, për të na siguruar të gjithëve ne një qytet më të sigurt.
👮♂️U shprehen nderime dhe respekte edhe ndaj punonjësve të Policisë të rënë në detyrë në emër të sakrificës e përmbushjes së misionit të tyre për të garantuar qetësinë publike.