Mbi  përdorimin e  të ardhurave të trashëguara nga viti 2008  për organizimin e   aktiviteteve  të përbashkëta  në Qarkun Shkodër

V E N D O S I :

1.- Nga të Ardhurat e trashëguara të vitit 2008, të përdoren  për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si më poshtë vijon:

 Për “Sofrën e Dukagjinit” të  përdoret  shuma prej 100 mijë lekësh nga të ardhuarat e Këshillit të Qarkut Shkodër  të vitit  2008. Me ketë shumë do të bëhet pagesa e kengëtarëve  pjesëmarrës.
 Për “Lojra popullore 2009”organizuar nga Ojf The Door, të përdoret shuma prej 300 mijë lekësh nga të ardhuarat e Këshillit të Qarkut Shkodër  për vitin 2008.
Shuma  do të përdoret nga :
 Gr. 0 Tit.04980 Kap.5 Art 604       

2.-Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Financës & Buxhetit si  dhe Drejtoria e Shërbimeve  pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

3.-Ky vendim hyn në fuqi  me datën 1 janar 2009.