V E N D I M

Nr.42 Datë  24.09.2010

 

Mbi  miratimin e kerkese per propozim per perfitim pensioni te posaçem shteterore per znj.Adile DANI ”

Këshilli i Qarkut Shkodër , në mbledhjen e tij të datës  24.09.2010, nisur nga kerkesa e znj.Adile Dani dhe pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Sekretaria e Keshillit te Qarkut , bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e  qeverisjes vendore”, ligjin nr.7703 dt.11.05.1993“Per sigurimet shoqerore ne R.SH”.neni 5 si dhe VKM  nr.429 datë 12.09.2002 “Për kushtet e perfitimit, shumen dhe proceduren e dhenies se pensioneve te posaçem shteterore” , pas dikutimit nga anëtarët  :

V E N D O S I :

 

1.Të miratojë kerkesen e znj.Adile Dani per propozim per perfitim pensioni te posaçem shteterore.  

2. Per zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Burimeve Njerezore pranë Këshillit të           

    Qarkut Shkodër .

3. Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë .

 

 

K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI