Sektori i Transportit, Emergjencave Civile dhe  Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale

1. Sektori i transportit dhe emergjencave mbulon transportin e udhëtarëve ndërqytetës, brenda qarkut si dhe transportin e mallrave për të tretë e me qira pë komunat. Si rrjedhojë nga ky lloj aktiviteti krijohen të ardhura të cilat dalin nga dhënia e liçencave, librit të udhëtimit dhe certifikatave.
Kushtet dhe rregullat për marrjen e licencës përcaktohen duke u bazuar në ligjin  Nr. 8308 datë  18/03/1998 “Për transportet rrugore,, i ndryshuar me ligjin Nr. 9760 datë 21/06/2007 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin Nr. 8308 datë 18/03/1998”; ligjin Nr. 8378, datë 22/07/1998 “Kodi Rrugor i Republikës se Shqipërisë”;Udhëzimin Nr. 15 datë 24/07/2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të liçencave, certifikatave dhe autorizimeve për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor” ndryshuar me Udhëzimin Nr. 5, datë 29/04/2008; Udhëzimin Nr. 20  datë 10/24/2007 “Për modelet e licencave, certifikatave dhe autorizimeve për ushtrimin e veprimtarisë ne transportin rrugor” ndryshuar me Udhëzimin Nr. 6 datë 29/04/2008; Udhëzimin Nr. 12 datë 19/07/2007 “Për përcaktimin e numrit te auto veturave taksi, shtypjen dhe emetimin e licencave , bllokut të udhëtimit dhe regjistrit të shërbimit taksi” ndryshuar me Udhëzimin Nr. 4, datë24/.04/2008; Udhëzimin Nr. 1649, datë 16/08/1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve” ndryshuar me Udhëzimin Nr. 14 datë 19/07/2007.
2.Sektori ndjek dhe mbulon problemet ekonomike të Ndërmarrjes Rrugëve Rurale si dhe bashkëpunon me administratën e kësaj ndërmarrjeje për përgatitjen e projektbuxhetit të saj. Gjithashtu ajo ndjek  problemet organizative dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale të Qarkut Shkodër.
3.Në bazë të ligjit Nr. 8756 datë, 26/03/2001“Për Emergjencat Civile,, ndjek rastet e fatkeqësive natyrore konkretisht; djegie shtëpish, shembje dheu, tërmete etj. Zbaton kriteret e V. K. M Nr. 206 datë 26/03/1998 “Për kriteret e pjesëmarrjes së shtetit në përballimin e dëmeve në raste fatkeqësish”; V.K.M Nr. 664,datë 18/12/2002; V. K. M Nr. 655 datë 18/12/2000 si dhe V.K.M Nr. 708 datë 21/12/2000. Këto probleme ndiqen në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë të Urbanistikës së Qarkut.
Në bazë të V.K.M 206 rastet që ndiqen janë:
1. Dëmtime nga tërmetet ;
2. Dëmtime nga rrëshqitjet masive të trojeve ;
3. Dëmtime nga përmbytjet masive ;
4. Dëmtime nga zjarret ose për shkaqe të forcave madhore.
4. Në bazë të Ligjit Nr. 8450, datë 24-02-1999 dhe V.K.M Nr. 129, datë 18-03-1999, V.K.M Nr. 170, datë 25-04.2002 jepen dhe licenca për tregtim me pakice te karburanteve dhe lendeve djegëse.
5. Në bazë të Ligjit Nr. 9807, datë 24/09/2007 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22/07/1998 të kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë” sektori bën planifikimin urban të trafikut, planet e trafikut për lëvizjen interurbane dhe planet interurbane të trafikut. Sektori në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve harton planet e trafikut për lëvizjen interurbane, në bashkëpunim me bashkitë, komunat dhe entet e tjera pronare. 

 

Për më shumë klikoni:

Veprimtari të Sektorit të Transportit