Qarku Shkodër, shtrihet në Shqipërinë veriore, në Alpet Shqiptare (lindje veri), në Ultësirën Perëndimore (perëndim jug) dhe në krahinën malore qendrore pjesa juglindore e territorit).Përfshin rrethet Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë.Ka një sipërfaqe prej 2528 km2.Mbizotëron një terren malor, pjesërisht kodrinor e fushor. Dallohen dy zona ajo e Mbishkodrës (rrethi Malsi e Madhe) dhe e Nënshkodrës (rrethi Shkodër).Luginat Kryesore janë: e Shalës, Kirit, Përroit të thatë dhe Cemit.Lumenjtë janë: rrjedha e poshtme e Drinit, Buna, Kiri, Cemi i Vermoshit, Cemi i Shalës, Përroi i Thate dhe disa përrenj të vegjël.Klima është mesdhetare fushore, kodrinore e pjesërisht para malore.Temperatura mesatare vjetore është 15.3 gradë celsius.Muaji më i ftohtë mesatarisht është -3.3 gradë celsiusMuaji me i ngrohtë mesatarisht është 36 grade celsiusSasia mesatare e reshjeve është 2000 mm.Erërat janë murrlani e veriu, te ftohta e te thata. Shiroku i ngrohte e me lagështi.