Konferenca “Qarqet shqiptare brenda Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe politikat  EUSAIR të BE”

Fjala e Kryetarit Maxhid Cungu

Shkelqesi Ambasador Masimo Gaiani
I nderuar Minister i Regione Emilia Romagna, Prof Patrizio Bianchi,
I nderuar Sekretar i Pergjithshem i Eurajonit Adriatik Jon, z. Francesco Cocco
Te nderuar kolege, Kryetare te Qarqeve Tirane, Lezhe, Durres, Fier, Vlore
Te nderuar kryetare te njesive vendore te Qarkut Shkoder

Së pari me lejoni tju falenderoj per pjesmarrjen ne kete aktivitet te rendesishem qe organizon Keshilli i Qarkut Shkoder qe ka si tematike Konsultimet e Qarqeve Shqiptare anëtare të EAI mbi objektivat dhe ndikimet e politikave EUSAIR të Bashkimit Europian për Euro Rajonin Adriatik-Jon.
Kjo konference zhvillohet ne kuadrin e projektit  ADRIGOV përkatësisht Programit IPA Adriatik Bashkëpunimit Ndërkufitar, financuar nga BE.

Qarku Shkodrës duke qenë një rajon kufitar, me një traditë të hershme të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ekonomik por jo vetëm ekonomik, me rajonet e vendeve të tjera dhe aktualisht, një rajon i cili është në fokusin e disa programeve evropiane të bashkëpunimit ndërkufitar, është angazhuar në një proces intensiv përafrimi me instrumentat e BE dhe rezultatet e këtij angazhimi janë konkretizuar në hartimin e projekteve ndërkufitare sipas standarteve të BE.
Mund te permend 8 projekte te tilla te realizuara ose ne fazen e realizimit ne fushen e Turizmit, Rinise, Transferimit te teknologjise, Rritjes kapacaiteteve menaxhuese, Nxitjes se punesimit dhe formimit profesional te cilat pervec aftesise menaxhuese, kane rritur ndjeshem intensitetin e mardhenjeve te Qarkut tone me organizma te ndryshme brenda dhe jashte vendit

Sfida kryesore është shndërrimi i qarkut në një rajon lidër në bashkëpunimin Ndërajonal, me një numër partnerësh vendore, evropianë dhe nga vende të tjera. Kjo lidhet jo vetëm me investimet e mëtejshme në konsolidimin e kapaciteteve por gjithashtu edhe në bashkërëndimin e aksioneve dhe kontributeve në përputhje me synimet dhe interesat e partnerëve rajonalë dhe të komunitetit për një zhvillim të qëndrueshëm.
Ne keto nisma Qarku yne ka gjetur gatishmerine e partnereve nderkombetare sidomos te rajoneve italiane dhe une gjej rastin te falenderoj Ambasadorin e Italise per mbeshtetjen e vazhdueshme ne kete drejtim gjithashtu dhe Ministrin Bianchi

Ky takim qe zhvillohet sot është dëshmi e progresit të bashkëpunimit rajonal ne kuadrin e Eurarajonit Adriatik Jon.
Euro rajoni  Adriatik Jonian si një nga aktorët kryesorë që operojnë në zonë, me përvojë në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes rajoneve dhe autoriteteve lokale të vendeve të pellgut të Adriatikut dhe Jonit, synon të luajë një rol të rëndësishëm dhe aktiv në qeverisjen multi-nivel të strategjisë EUSAIR, prandaj kërkojmë qe edhe ne si Qarqe anëtare te EAI të japim kontributin tonë në konsultimet dhe zbatimin e strategjisë së Bashkimit Europian për Euro Rajonin Adriatik–Jon EUSAIR.

Diskutimi i filluar brenda Bashkimit Evropian, mbi miratimin e një Strategjie të Makro Rajonit Adriatiko-Jonian, ka mbërritur në një stad shumë të rëndësishëm. Komisioni Evropian, në bashkëpunim me 4 Shteteve Anëtare të BE (Kroacia, Greqia, Italia dhe Sllovenia) dhe 4 vënde jo të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia) do të paraqesë deri në fund të vitit 2014 – në BE Strategjinë për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit “EUSAIR”. Strategjia Makro-rajonale për zonën  Adriatikë dhe Jonianë synon të sjellë një shtysë të re për bashkëpunimet dhe investimet në dobi të vëndeve të përfshira.

Në fakt, shumë nga problemet që pengojnë zhvillimin efektiv të zonës mund të zgjidhen vetëm permes bashkëpunimit të vendeve të përfshira. Për më tepër, EUSAIR ka për qëllim të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për integrimin në BE të vëndeve kandidate dhe  potenciale kandidate të zonës.

Në këtë aspekt, Strategjia e Makro ­ Rajonit Adriatiko-Jonian do të shërbejë si një stimul shtesë për sinkronizimin e përpjekjeve të përbashkëta në mbrojtjen mjedisore, përdorim të përgjegjshëm dhe racional të burimeve detare, kerkime, inovacion dhe zhvillimin e SME, ngritjen e kapaciteteve, për të siguruar përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendeve tona.  
Ne do të diskutojmë sot rreth kësaj çështjeje me rëndësi per të gjithë rajonin. Kontributi jonë do të jetë mjaft i rëndesishëm në procesin e hartimit të Planit operativ të Strategjisë së Makro Rajonit Adriatiko-Jonian. 

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, unë kam besim të plotë se, me kontributet dhe diskutimet tuaja të frytshme, takimi do të gjenerojë ide të freskëta dhe të frytshme dhe rekomandime për bashkëpunimin e ardhshëm të vendeve tona.

Duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, shpreh besimin se ky takim do të çojë më lart nivelin e bashkëpunimit ne rajon.