Fjala e kryetarit te Keshillit te Qarkut z. Maxhid Cungu ne konferencen nderkombetare per Liqenin e Shkodres dhe Mjedisin ne H. Europa
Shkoder me 20 06 2014

Te nderuar pjesmarres
Me lejoni qe ne emrin tim dhe te Keshillit te Qarkut te Shkodres t’ju uroj mirseardhjen ne qytetin e bukur te Shkodres. Ndjehemi  shume i nderuar qe ne qytetin tone zhvillohet konferenca me teme Harmonizimi i praktikave me te mira te menaxhimit te ekosistemeve ujore
Liqeni i Shkodres eshte  ekosistemi ujor me i madh i Ballkanit me vlera te medha natyrore, historike dhe ekonomike. Rreth tij eshte zhvilluar qe ne lashtesi nje qyteterim i spikatur ne te gjithe Mesdheun. Autore te hershem e deri ne studime te fundit theksojne rolin e ketij rajoni ne peshkim, tregeti, prodhime bujqesore e se fundmi edhe ne turizem.
Ne kete kontekst gjej rastin te shpreh edhe njëherë angazhimin qe  institucioni ynë ka pasur dhe do te ketë gjithmonë ne lidhje me zhvillimet e ndryshme qe kane te bëjnë me liqenin e Shkodrës.
Përpjekjet e përbashkëta institucionale dhe bashkëpunimi me projekte financuar nga donatore te ndryshem dhe buxheti i shtetit kane bere te mundur gjetjen e fondeve dhe zbatimin e projektve te ndryshme.
Ne te gjitha dokumentet strategjike qe institucioni yne ka hartuar ne vite, Liqeni dhe zhvillimi i qendrueshem i tij kane zene nje vend te konsiderueshem ne prioritett e zhviillimit te qarkut tone, si ne nivel rajonal, nderkufitar dhe nderkomunal.
E rendesishme eshte te theksohet dhe statusi  i mbrojtjes qe ka liqeni dhe zonat rreth tij, te cilat me zbatimin e tyre kushtezojne dhe bejne te mundur ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qendrueshem

Une mund te evidentoj disa projekte te rendesishme, ku jane harmonizuar  dhe gjetur sinergjite ne hartimin e programeve e projekteve te ndryshme zhvillimi ne pergjithesi dhe infrastrukturore si impakt kryesor,  ku prioritetet qeveritare dhe ato rajonale e komunale jane ne te njeten linje.

BB, REC,  GIZ, Cooperacioni Italian dhe jo vetem,  kane qene organizata dhe donatore shume te rendesishme, qe kane ndihmuar ne menyre  domethense ne zhvillimin e liqenit
Ndertim i  KUZ per qytetin e Shkodres financuar nga KFW, impinati i pastrimit te ujrave te zeza dhe kanalizimet e ujrave te zeza per zonen e Shirokes  kane nje rol te rendesishem ne ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e biodiversitetit ne zone
Bashkepunimi Austriak dhe ai Sviceran kane nje kontribut te rendesishem ne qarkun e Shkodres, por sidomos ne zonen e banuar rreth liqenit ne hartimin e planeve te zhvillimit dhe  te hartimit dhe zbatimit te grumbullimit te mbeturinave.
Nje sere projektesh te ndermarra nga Bashkia Shkoder per pastrimin e brigjeve, per sensibilizimin e bizneseve ne grumbullimin e mbeturinave

Edhe institucioni i Keshillit te Qarkut ka lobuar dhe mbeshtetur me financime nepermjet fondeve te financuar nga UNDP, ILO, Bashkepunimi  Sviceran e ai Austriak disa projekte qe jane ne zbatim, te cilat kane ndikim ne permiresimin e jetes ne zonat rreth Liqenit  duke patur si objektiv zhvillimin e qendrueshem dhe mbrojtjen e tij.
Ndertimi i Ndricimit te rruges buze liqenit, Projekti Zhvillimi i turizmit mjedisor ne liqenin e Shkodres dhe te lumit Buna, Ndertimi i Rruges se Komunes Qender, te financuara nga Programi per Zhvillim Rajonal, qe punon ngushtesisht me Keshillin e Qarkut Shkoder, jane disa nga shembujt e bashkepunimit dhe angazhimit qe institucionet e pushtetit lokal te te dy niveleve kane ne zhvillimin e qendrueshem te liqenit dhe mbrojtjen e tij
Gjithashtu inkurajimi dhe mebshtetja institucionale per projekete qe jane financuar dhe kane mundesi te financohen nga fondet Ipa Nderkufitare me Malin e Zi dhe Ipa Adriatik jane nje tjeter angazhim i institucionit tone
Nje rendesi shume te vecante ne tere kete angazhim ka edhe pjesa e bashkepunimit  me Malin e Zi , duke qene se ne ndajme nje rezerve kaq te rendesishme natyrore se bashku.
Ne fakt ka nje histori te gjate bashkepunimi dhe angazhimesh dy paleshe te cilat tregojne se sa i rendesi  i eshte dhene me te drejte menaxhimi t me te njejtat standarte, pavarsisht ndryshimeve qe kane te dy shtetet tona ne legjislacion .

Nenshkrimi I sotem besoj do forcoje edhe me teper bashkepunimin ne vendosjen e standarteve te planifikimit, zhvillimit dhe nderhyrjeve te perbashketa duke ruajtur specifikat e vecanta dhe duke respektuar te gjitha konventat apo rregullat e perbashketa.
Shkembimi i informacionit, ne te gjitha aspektet ( ndermarrjeve turistike, zhvillimeve urbane, ndotjeve te te gjitha llojeve, inisiativave te ndermarra) besoj do jete nje nga pikat kryesore e cila do beje te mundur krijimin e sinergjive ne te mire te rajonit, duke unifikuar standartet dhe duke rritur kontributet ne perspektiven e angazhimeve me te gjera se rajoni i Ballkanit.
Ne perfundim i uroj pune te mbare kesaj konference ne te mire zhvillimit dhe ruajtjes se liqenit dhe popullsise per rreth tij.
Ju faleminderit,

Maxhid Cungu
Kryetar i Keshillit te Qarkut Shkoder