V E N D I M

Nr. 1, datë 12.12.2007

 

 1. Te gjitha Komunat të marrin masa, që brenda strukturës së administratës së tyre, të krijojnë strukturën e mbrojtjes së tokës bujqësore e cila do bashkëpunojë me IMT në Qark në kuadrin e projekteve për mbrojtjen e tokës.
    
  2. Komunat brënda datës 31.12.2007 të evidentojnë gjëndjen e sistemit kullues dhe të informojnë IMT dhe KMT e Qarkut për problemet që kanë.

 

 3.  Komunat të inspektojnë gjëndjen e brigjeve të lumenjve e të përrenjve    ( pikat e rrezikshme për dëmtim ) dhe të hartojnë një dokumentacion analitik të shoqëruar me plan – vendosje, të cilin do ta paraqesin pranë IMT dhe KMT së Qarkut deri më datën 25. 12. 2007.
 
 4. Komunat të paraqesin pranë IMT  deri më datën 20. 12. 2007 të gjithë problemet që kanë me pikat e inerteve në brigjet e lumenjve e të përrenjve  të shoqëruara me planimetritë e vendosjes së tyre dhe dëmet që ato kanë shkaktuar, shkaktojnë ose rrezikojnë të shkaktojnë.

 

 5. Komunat të identifikojnë ndërtimet pa leje të filluara pas daljes së ligjit të legalizimeve dhe të urdhërohen me shkrim për ndërprerjen e punimeve të gjithë kundravajtësit. Një kopje e kontrollit të dërgohet pranë IMT së Qarkut.

 

V E N D I M
Nr. 2, datë  07.04.2008

 

 1. Komunat brenda datës 30.04.2008 të evidentojnë gjendjen e sistemit kullues dhe të informojnë KMT e Qarkut për problemet që kanë.
    
 2. Komunat të inspektojnë gjendjen e brigjeve të lumenjve e të përrenjve ( pikat e rrezikshme për dëmtim ) dhe të hartojnë një relacion të shoqëruar me plan vendosje të cilin do ta paraqesin pranë KMT së Qarkut deri më datë 30.04.2008.
    
 3. Komunat të paraqesin pranë KMT deri më datë 30.04.2008 të gjithë problemet që kanë me pikat e inerteve në brigjet e lumenjve e të përrenjve të shoqëruara me planimetritë e vendosjes së tyre dhe dëmet që ato kanë shkaktuar, shkaktojnë ose rrezikojnë të shkaktojnë në tokat bujqësore.
   
 4. Komunat të identifikojnë ndërtimet me dhe pa leje në tokat bujqësore të filluara pas daljes së ligjit të legalizimeve dhe të urdhërohen me shkrim për ndërprerjen e punimeve të gjithë kundravajtësit. Të informohet pranë KMT së Qarkut deri më 15.05.2008.
   
 5. Komunat, në të cilat janë evidentuar dëmtime të tokës bujqësore nga IMT të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e mëtejshëm të dëmtimeve dhe rehabilitimin e saj.
   
 6. Zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës të plotësojnë regjistrin e mbrojtjes së tokës për komunën.
    
 7. Komunat dhe Bashkitë në bashkëpunim me institucionet e caktuara për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe mirëmenaxhimin e saj të hartojnë projektet përkatëse për mbrojtjen nga format e ndryshme të dëmtimit të saj dhe ti paraqesin pranë KMT.

 

V E N D I M
Nr. 3, datë  17.06.2008

 

   
 1. Komunat, bazuar në ligjin nr. 9244 datë 17.06.2004 neni 10, pika “e” të krijojnë fondin për mbrojtjen e tokës dhe të informojnë KMT e Qarkut deri më datë 15.07.2008.
  
 2. Bordi i Kullimit të informojë për planin e investimeve për sistemin e kullimit dhe mbrojtjen e tokës nga gërryerjet e lumenjve dhe mënyrën e shpërndarjes sipas komunave në  KMT –në e Qarkut deri më 30.06.2008.
Të shqyrtohet mundësia e projektimit për mbrojtjen e tokave bujqësore nga dëmtimet e lumit Kir në fshatin Kuç të Komunës Guri i Zi.

 

 3. Komunat që nuk kanë zbatuar kërkesat e kërkuara në Vendimin nr. 2 të KMT-së ti zbatojnë ato brenda muajit korrik 2008.

 

 4. Komuna Ana e Malit, për dëmtimet e shkaktuara nga lumi Buna që janë evidentuar nga komuna dhe IMT në Qark të hartojë plane ndërhyrëse me projekte përkatëse me detaje teknike për mbrojtjen dhe ndalimin e dëmtimeve të mëtejshme të tokave bujqësore.

 

 5. Komuna Qendër e Malësisë së Madhe projektin e realizuar për mbrojtjen e tokave nga Përroi i Thatë ta paraqesë për shqyrtim në KMT.

 

 6. Zyrat e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës të  plotësojnë Regjistrin e mbrojtjes së tokës për komunën.

 

 7. Komunat dhe Bashkitë të identifikojnë pikat e rrezikshme ku mund të ndërhyhet me projekte të përballueshme nga fondet e komunave dhe të qarkut dhe ti paraqesin ato pranë KMT për shqyrtim.   

 

  

 

 VENDIM
Nr. 4, datë   23.09.2008

 

 1. Bashkitë e Komunat të evidentojnë dëmtimin e deritanishëm të tokës bujqësore nga ndërtimet e paligjshme dhe për cdo rast të konstatuar të plotësojnë dokumentacionin ku të përcaktohet :
– Personi dëmtues i tokës bujqësore
– Numri i parcelës së tokës bujqësore të dëmtuar
– Pronësia mbi tokën ( nëse ka ) deri më 15.11.2008

 

 2. Kryetari i Komunës Dajç me Drejtorin e Bordit të Kullimit të sigurojnë mundësimin e vazhdimit të punimeve për mbrojtjen e tokës bujqësore nga gërryerjet e lumit Buna në fshatin Shirq të kësaj komune         deri më 20.12.2008.

 

 3. Për mbrojtjen e tokave bujqësore nga dëmtimet miratohen si prioritete :

 

– Rikonstruksioni i argjinaturës mbrojtëse të lumit Kir;
      – Mbrojtja e bregut të majtë të lumit Buna në komunën Dajç;
      – Rehabilitimi i kanalit KK1 Bushat-Barbullush-Bërdicë;
      – Rehabilitimi i KK Ana e Malit, Sekondarë, përroi i Oblikës e i  
          Sagicës dhe Kolektorit kryesor të Oblikës.
   
 4.  Ngarkohen Komunat përkatëse, Bordi i kullimit, SAMT për zbatimin e këtyre  vendimeve

 

VENDIM
Nr.5, datë 10.12.2008

 

 1. Komunat/Bashkitë, të caktojnë në buxhetin e vitit 2009 ,jo më pak se 40 % të fondit të krijuar  me burime nga tatimi për tokën bujqësore për mbrojtjen e tokës bujqësore.

 

 2. Të hartohen projekte nga komunat/bashkitë për ndërhyrjen në zonat
prioritare duke shfrytëzuar këtë fond.(Brenda 3-mujorit të parë 2009)

 

 3. Të paraqitet relacioni i aktivitetit të kryer për mbrojtjen e tokës bujqësore gjatë vitit 2008 nga Bordi i Kullimit dhe Drejtoria e
Pyjeve pranë KMT.
   
Ngarkohen të gjitha Komunat/Bashkitë, Drejtoria e Bujqësisë, Bordi i Kullimit,  Ndërmarrja Pyjore, SAMT për zbatimin e këtij Vendimi.

 

 

 

VENDIM

 

Nr. 6, Datë  24.03.2009

Komisioni i Mbrojtjes së  Tokës së Qarkut Shkodër  i mbledhur sot, më
datë24.03.2009,  mbështetur në Ligjin Nr. 9244 datë 17.06.2004 “ Për Mbrojtjen e tokës bujqësore” dhe VKM nr. 80 datë 26.01.2006 “ Për përbërjen, mënyrat e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore për tokën bujqësore”, pas diskutimit të anëtarëve,

V E N D O S I  :

1.    Të përfundojë strukturimi i Zyrave të ZMT në Komuna e Bashki duke  konfirmuar me shkrim pranë IMT emrat e përgjegjësve të këtyre zyrave.

Deri më 15.04.2009
2.    Të realizohet verifikimi e regjistrimi  i të gjitha formave të dëmtimeve të tokave bujqësore shkaktuar nga 1 janari 2009 e deri më sot në Komuna/Bashki
Deri më 30.05.2009
3.    Të përpilohen hartat e dëmtimit të tokës bujqësore duke hedhur në     
të të dhënat e marra nga verifikimi në terren i tyre në Komuna/Bashki      

Deri më 30.05.2009
4.    Të merren masa nga Komuna Dajç dhe Drejtoria e Ujrave që të vazhdojë zbatimi i projektit mbrojtës të bregut të lumit Buna në fshatin Shirq.
Të raportohet në mbledhjen e ardhshme

5.    Ngarkohen kryetarët e Komunave e Bashkive të Qarkut dhe IMT për zbatim.

6.   Ky vendim hyn në fuqi menjëherë