Pozita gjeografike

Qarku Shkodër, shtrihet në Shqipërinë veriore, në Alpet Shqiptare (lindje veri), në Ultësirën Perëndimore (perëndim jug) dhe në krahinën malore qendrore pjesa juglindore e territorit).Përfshin rrethet Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë.Ka një sipërfaqe prej 2528 km2.

Pikat e hyjres
I vetmi aeroport ndërkombëtar i vendit është Aeroporti “ Nënë Tereza “ (www.tirana-airport.com.al), 88 km nga Shkodra.
Lidhjet kryesore janë me Italinë, Austrinë, Gjermaninë, Greqinë dhe Hungarinë.
Aeroporti i Podgoricës, Mali i zi 56 km nga Shkodra

Procedurat e vizave
Sipas rregullave të Kodit Doganor, janë të ndaluar të hyjnë në territorin e vendit armë zjarri, municione, lëndë narkotike, drogë si dhe lëndë e mjete të tjera që kanë të bëjnë me krijimin e rrezikshmërisë publike.

Histori
Qyteti i Shkodrës është themeluar ne shek. IV para Krishtit prej fisit Ilir të Labeatëve. Ka patur një zhvillim ekonomik pasi dhe prerja e parë e monedhës daton në vitin 230 para Krishtit. Nga monedha mësohet dhe emri i qytetit në atë kohe Scodrinon dhe pastaj bëhet Kryeqytet i Mbretërisë Ilire. Në kohën e reformave të Dioklecianit, Shkodra ishte koloni romake e pastaj bëhet Kryeqytet i provincës Prevalitana.