Të vegjlit e shtëpisë së fëmijës 3-6 vjeç i janë bashkuar atmosferës së festave të fundvitit. Kjo fale një bashkëpunimi dhe iniciative të këshillit të qarkut dhe kryetares Greta Bardeli por dhe qendrës se gruas “Hapat e Lehtë”.

Të vegjëlit e shtëpisë së fëmijës 3-6 vjeç i janë bashkuar atmosferës së festave të fundvitit. Kjo fale një bashkëpunimi dhe iniciative të këshillit të qarkut dhe kryetares Greta Bardeli por dhe qendrës se gruas “Hapat e Lehtë” organizatorët shprehen se këta fëmijë kane nevoje me shume se kushdo te ndjejnë atmosferën e ngrohte të festive duke e zbutur sado pak mungesën dhe praninë e prindërve te tyre. 18 fëmijë të qendrës shtetërore te jetimeve 3-6 vjeç për ore me radhe janë bere pjese e lojërave te ndryshme duke u argëtuar se bashku me fëmijët e tjerë ndërsa pjese e këtij organizimi ishte edhe një dreke e shtruar posaçërisht për ta .Drejtuesja e emëruar se fundmi Arlinda Kruja shpreh optimizmin se aktivitete te tilla ne te ardhmen nuk do te mungojnë, duke patur sigurisht përkrahjen e pushtetit vendor dhe shoqatave jo fitim prurëse ne metropolin verior.