Këshilli i Qarkut Shkodër, nënshkruan “Pledge to Peace”. Në selinë e këshillit të qarkut Shkodër, sot me 10 dhjetor 2015, në bashkëpunim me shoqatën internacionale Percorso, sekretariati i implementimit të kësaj deklarate, dhe në prani të Presidentit të saj Zotit Piero Scutari, me origjinë arbëreshe, u nënshkrua deklarata e Brukselit Premtim për Paqe.

Kjo deklarate Premtim për Paqe, tha-Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Zonja Greta Bardeli, nënshkruhet sot në Shkodër, qyteti i duhur, për vlerat që ka patur historikisht dhe ka ende sot. Shkodra dhe qytetaret e saj kanë kontribut të padiskutueshëm për paqe, në mbrojtje të vlerave të saj, jo vetëm për vete, por edhe përtej, në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë. Pikërisht në këtë qytet firmoset kjo deklarate e quajtur “Premtim për Paqe”. Ajo vjen pas kartës së Nicës dhe Lisbonës mbi promovimin e vlerave themelore në BE, dhe është nënshkruar në Bruksel me 28 Nëntor 2011, pra merr edhe një domethënie të veçantë për Ne, si shqiptarë. Premtimi për Paqe, që ne i bashkohemi sot, synon të promovojë ato vlera themelore shpesh të dala nga vëmendja jonë duke u bazuar tek dinjiteti, prosperiteti e në të njëjtën kohë duke reflektuar mbi faktin se paqja është një nevojë themelore në jetën e çdo personi si të drejtat tona civile. Paqja është qasje drejt mundësive për zhvillim. Premtimi për paqe, vazhdoi – zonja Bardeli, është një temë qendrore e edukimit qytetar dhe mbështetje emocionale për gjithë njerëzit, që të jenë protagonistë në dizajnimin e një shoqërie më të mirë. Në këtë kontekst ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe ndjenjën e përhapjes së kulturës së paqes, tolerancës, pranimit të tjetrit, bujarisë dhe solidaritetit për të kontribuar gjithë së bashku në ndërtimin e një konsensusi civil, për një të ardhme paqësore, gjithnjë në sintoni të plotë me vlerat themeluese të Bashkimit Evropian, duke u bërë të vetëdijshëm se, duke kontribuar në paqen mund të jemi për një zhvillim të qëndrueshëm drejt një të ardhmeje sa më të sigurt, përfundoj fjalën e saj Kryetarja e Këshillit të Qarkut. Në fjalën e tij zoti Piero Scutari tha: Me këtë nënshkrim fillon një bashkëpunim afatgjatë që do zbatohet nëpërmjet iniciativave dhe projekteve që do finalizohen për përhapjen e kullures së paqes, tolerancë e solidaritetit, jo vetëm në Shkodër që po jep një shembull në nënshkrimin e kësaj deklarate, por edhe me tej në qarqet Shqipërisë dhe Ballkanit, për të mos reshtur asnjëherë përpjekjet në dobi të paqes, vlerave të saj.