Orosh, Mirditë, Komiteti Koordinues për bashkëpunim dhe zhvillim.

Orosh, Mirditë, Komiteti Koordinues për bashkëpunim dhe zhvillim.Në kuadër të Programit mbi “Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal”–dldp implementuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation dhe programit për “Për forcimin e Strukturave Lokale dhe Rajonale të Qeverisjes në Shqipëri” implementuar nga Këshilli i Europës, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim u zhvillua Komiteti Koordinues i radhës, me datë 2 Tetor 2012, në Komunën Orosh, të Qarkut të Lezhës.

Takimi u zhvillua edhe  me pjesëmarrjen e Ambasadores Zvicerane, Sh.S. Yvana ENZLER, Drejtorin e Bashkëpunimit Zviceran, Holger TAUSCH,  Përfqesues të Këshillave të Qarqeve Shkodër dhe Lezhë, përfaqësues të komuneve e bashkive partnere. Çështjet që u diskutuan sipas axhendës: Përshëndetje e Kryetarit të komunës dhe ambasadores së konfederatës së Zvicrës; Prezantim i dldp: ecuria e bashkëpunimit dhe planet në vijim.  Me këtë rast u zhvillua ceremonia inauguruese e  sheshit kryesor të Komunës Orosh, investim i realizuar në kuadër të projekteve me bashkë-finanacim të dldp, si edhe një vizitë në ish-burgun (tashmë muze) të Spaçit, e cila do të përmbyllet me drekën tradicionale të partnerëve të dldp. “Jam e gëzuar që jam pjesë e këtij takimi dhe  kur shohim që njësitë e qeverisjes vendore po mobilizohen dhe po kontribuojnë më shumë për përmirësimin e kushteve në zonat e tyre në qarqet Shkodër dhe Lezhë”, tha Ambasadorja Enzler. “Programi ynë për decentralizimin dhe zhvillimin vendor është dizenjuar për të forcuar strukturat e qeverisjes vendore, për të prezantuar modele të reja të funksionimit, për të përmirësuar proçedurat dhe për të aftësuar investimet në infrastrukturë”, tha Drejtori i Bashkëpunimit Zviceran, Holger Tausch. Në takim diskutuan edhe përfaqësues të komunave e bashkive partnere në program.