Fjala e Kryetares së Këshillit të Qarkut Shkodër, zonjës Greta Bardeli, me 23 Gusht 2019, dita Europiane e kujtesës së Viktimave të diktaturave.

Të nderuar zonja dhe zotërinj miq përfaqësues të klerit dhe institucioneve publike, qytetare te pranishëm studiues, gazetare, aktiviste te shoqërisë civile, familjare dhe të afërm të viktimave të regjimit diktatorial

Jam shumë e lumtur që po i japim Shkodrës nëpërmjet një përpjekje modeste një pjesë te historisë se saj, një botim përmbledhës me titull Shkodra në vitet e vendosjes se diktaturës komuniste 1945-1953, pikërisht sot në ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të diktaturave.

Janë emrat e historianeve, dëshmitarëve pasardhësve tëcilët do të doja sot ti falënderoja me gjithë zemër përkontributin e tyre të çmuar.

Falënderoj Prof. Nevilën, Romeon, Marçelin, Jozefin dhe Çelon për referencat e tyre në konferencë…..sot pjesë e këtij botimi të institucionit të Këshillit të Qarkut Shkodër, në të cilin kam pasur fatin ta drejtoj e t’i shërbej për katër vite.

Shkodra nuk mund të harrojë të kaluarën e saj…

Ajo e ka paguar çmimin më të shtrenjtë me jetë e me dhimbje.

Qytetare të Shkodrës e të Malësisë u kalben nëpër burgje dhe internime për dekada me radhë, shumë u pushkatuan dhe u vranë pa gjyq…

Sa e sa njerëz të devotshëm ndaj Zotit dhe atdheut e pësuan rëndë.

Çmenduria e diktaturës e shtypi dhunshëm Shkodrënpikërisht se u përball me krenari e grave dhe burrave fisnike të kësaj treve. 

Ndaj sot ne kemi misionin ti kujtojmë kujdo që i gëzohet pushtetit monist se demokracia është vlerë e sakrificave të mëdha që duhen respektuar e mbrojtur me çdo kusht.

Pikërisht për faktin se e djeshmja dramatike ka lënegjurmë të thella dhe për ketë arsye e sotmja dhe e ardhmja duhet të na ndriçoje në rrugën e bashkimit e jo tëndarjes, me paqen e Zotit dhe rrugën e demokracisëperëndimore për prosperitet dhe integrim kombëtar.

Falënderoj të gjithë qytetaret me përulje dhe respekt ndaj vuajtjeve të gjith-secilit.