Hyrje Turizmi Plane zhvillimi te turizmit

Plane zhvillimi te turizmit

Ndërgjegjësimi i politikës kombëtare dhe rajonale për zhvillimin e turizmit përbën një nevojë urgjente  dhe kërkon që roli i institucionit shtetëror/vendor , përgjegjës për zhvillimin e turizmit të forcohet përsa i përket  hartimit të politikave dhe strategjive, ashtu dhe zbatimit të planeve të zhvillimit në nivel kombëtar dhe rajonal. Të gjithë institucionet e tjera, veprimtaria e të cilave ndërthuret me aktivitete të turizmit, duhet të koordinojnë planet e tyre të veprimit me institucionin përgjegjës për turizmin sipas dispozitave të caktuara në legjislacion. Për një proçes efektiv të përfshirjes në çështje të politikës që ndikojnë turizmin, është i nevojshëm një bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta punë me të gjitha strukturat në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. Ndër  detyrat dhe përgjegjësitë kryesore në fushën e turizmit, përmendim:
• Planifikimi dhe Zhvillimi – parashtrimi dhe realizimi i politikës së turizmit – strategjia e turizmit vendas/rajonal: hartim, zbatim dhe monitorim – ko-ordinimi dhe zbatimi i niveleve të ndryshme të planifikimit – mbështetje të administratës lokale në zhvillimin e turizmit – mbështetje të strukturave të turizmit në nivel rajonal dhe lokal – ngritja e një strukture adekuate për SME ne sektorin e turizmit (SME-politike    mbështetëse) – koordinim dhe zbatim i niveleve te ndryshme te planifikimit • Arsimimi dhe Trajnimi – planifikimi i fuqisë punëtore – krijimi dhe administrimi i standardeve të trajnimit – operimi i programeve të trajnimit dhe institucionet • Statistikat dhe Kërkimi – mbledhja e statistikave, përpilimi dhe raportimi – udhëzues dhe mbështetje për nivelin lokal – zhvillimi i studimeve te kerkimit • Marketing – marketingu ne nivel kombëtar, rajonal dhe lokal – koordinim dhe mbështetje të aktiviteteve rajonale të marketingut
• Administrimi i përgjithshëm i turizmit – legjislacioni – identifikimi dhe përdorimi i burimeve te financimit – nxitësat e investimit dhe mbështetja e investitorëve
Per me shume kliko:Strategjia kombetarePlani i veprimit te Keshillit te QarkutPlane veprimi lokale

Asnjë postim për tu shfaqur