Home Turizmi Plane zhvillimi te turizmit

Plane zhvillimi te turizmit

Ndërgjegjësimi i politikës kombëtare dhe rajonale për zhvillimin e turizmit përbën një nevojë urgjente  dhe kërkon që roli i institucionit shtetëror/vendor , përgjegjës për zhvillimin e turizmit të forcohet përsa i përket  hartimit të politikave dhe strategjive, ashtu dhe zbatimit të planeve të zhvillimit në nivel kombëtar dhe rajonal. Të gjithë institucionet e tjera, veprimtaria e të cilave ndërthuret me aktivitete të turizmit, duhet të koordinojnë planet e tyre të veprimit me institucionin përgjegjës për turizmin sipas dispozitave të caktuara në legjislacion. Për një proçes efektiv të përfshirjes në çështje të politikës që ndikojnë turizmin, është i nevojshëm një bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta punë me të gjitha strukturat në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. Ndër  detyrat dhe përgjegjësitë kryesore në fushën e turizmit, përmendim: • Planifikimi dhe Zhvillimi - parashtrimi dhe realizimi i politikës së turizmit - strategjia e turizmit vendas/rajonal: hartim, zbatim dhe monitorim - ko-ordinimi dhe zbatimi i niveleve të ndryshme të planifikimit - mbështetje të administratës lokale në zhvillimin e turizmit - mbështetje të strukturave të turizmit në nivel rajonal dhe lokal - ngritja e një strukture adekuate për SME ne sektorin e turizmit (SME-politike    mbështetëse) - koordinim dhe zbatim i niveleve te ndryshme te planifikimit • Arsimimi dhe Trajnimi - planifikimi i fuqisë punëtore - krijimi dhe administrimi i standardeve të trajnimit - operimi i programeve të trajnimit dhe institucionet • Statistikat dhe Kërkimi - mbledhja e statistikave, përpilimi dhe raportimi - udhëzues dhe mbështetje për nivelin lokal - zhvillimi i studimeve te kerkimit • Marketing - marketingu ne nivel kombëtar, rajonal dhe lokal - koordinim dhe mbështetje të aktiviteteve rajonale të marketingut • Administrimi i përgjithshëm i turizmit - legjislacioni - identifikimi dhe përdorimi i burimeve te financimit - nxitësat e investimit dhe mbështetja e investitorëve Per me shume kliko:Strategjia kombetarePlani i veprimit te Keshillit te QarkutPlane veprimi lokale

No posts to display