Home Sektori koordinimit dhe statistikës

Sektori koordinimit dhe statistikës

Sektori i Statistikes dhe Koordinimit   Ka për detyrë informim me karakter të përgjithshëm që përfshin probleme të tilla si: Grumbullimi i të dhënave dhe hartimi i profilit të njësisë vendore me karakter të përgjithshëm të komunitetit duke përdorur të gjithë tipet e mundshme të strukturës sëinformacioneve në shërbim të analizës.Grumbullimi i materialeve që vijnë nga hulumtime të ndryshme apo nga biznesi.Materiale studimore dhe rekomandime  me karakter  të përgjithshëm si dhe për fusha të veçanta të hartuara nga grupe studimore, partnerë të ndryshëm, universiteti etj.Tregues të ndryshëm në shkallë vendi apo të strukturave dhe njësive vendore qëshërbejnë si tregues krahasues në analiza apo në nxjerrjen e konkluzioneve për problemetë ndryshme. Të dhëna për biznesin në tregues numerik, në shumëllojshmëri, pronat që disponojnë, aktivitetet dhe produktet ose shërbimet që realizojnë, nivelin e furnizimit të tregut të brendshëm si dhe të mallrave për eksportTregues të informimit në nivel ndërkombëtar duke përfshirë tregjet e mundshme, qendrat     tradicionale të  biznesit, porte dhe aeroporte etj.  Te dhënat që përfshihen në informacionet e përmendura më sipër drejtoria i siguron nëpërmjet burimeve të njohura zyrtare publike ose private, qëndrove ose vendore, duke filluar nga shërbimi statistikor në linjën e INSTAT-it, të dhëna në linjën e Ministrive të ndryshme, të dhëna që disponon vetë pushteti vendor dhe strukturat e tij si shërbimi i gjendjes civile, të dhëna të institucioneve të specializuara si Drejtoria e Tatim Taksave,  Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, etj. Të dhënat  duhet të konfirmohen të jenë të sakta dhe nën përgjegjësinë e institucionit përkatës, në mënyrë që të përdoren me korrektësi dhe me referencën përkatëse.Te gjitha te dhënat, permendur më sipër, hidhen, në mënyrë periodike, në dy date – base  të ndërtuara në vitet e mëparshme.Koordinimi i veprimtarive ndërmjet qarkut dhe njësive lokale (komuna e bashki)Koordinimi  i ndërhyrjeve të projekteve të donatoreve dhe shoqatave të ndryshme.Takime me OJQ për  njohjen e projekteve dhe evitimin e mbivendosjes se projekteve të njëjta, takim koordinues i projekteve në proces nëpërmjet takimeve me përfaqësues te projekteve të zhvillimit ne territorin e Qarkut Shkodër me qellim njohjen e organizatave donatore, që operojnë në fushën e zhvillimit, me projektet e partnereve te Qarkut Shkodër, me qëllim për të siguruar sinergji dhe efektivitet. 

No posts to display