Home Sektori i zhvillimit dhe turizmit

Sektori i zhvillimit dhe turizmit

Sektori i Zhvillimit dhe Turizmit Zhvillimi Hartimi i  dokumentacionit strategjik të zhvillimit, koordinimi dhe  administrimi i proçesit. Në qendër të vëmendjes  qëndron grumbullimi i të gjithë dokumentacionit që përbën planin strategjik të zhvillimit si dhe dokumentet shoqëruese që lidhen me të. Këtu përfshihen dokumentet e grupeve dhe nëngrupeve të punës, testimet dhe prononcimet gjatë diskutimit në nivele të ndryshme, materialet nga monitorimi për ecurinë e procesit sipas masave të programuara dhe rezultateve të arritura sipas periudhave të përcaktuara. Zyra grumbullon dokumentet bazë që i shërbejnë planit të zhvillimit si dhe informimit të publikut e biznesit në veçanti. Si të tilla përfshihen materiale studimore, materiale të marketingut, prezantime, raporte, buletine  e përshkrime të veprimtarive të jetës në komunitet por dhe të organizmave të tjera vendase dhe të huaja, revista dhe materiale të tjera publicistike. Në mënyrë të padiskutueshme, në dokumentet përfshihet i gjithë legjislacioni dhe aktet e tjera rregullatorë nënligjore që janë në fuqi, me karakter të përgjithshëm dhe sektorial, që janë nxjerrë nga organet dhe institucionet qendrore e vendore kompetente.     Materialet planifikuese vihen  në dispozicion në çdo kohë për organet dhe organizmat përkatës.Në këtë kuadër specifikisht detyrat: Hartimi i strategjisë së qarkut, në kuader te SNZHR dhe mbështetur tek plani Rajonal i zhvillimit Shkodër – Lezhë, (EPTISA).Hartimi i Strategjive të njësive lokale.Ndërthurja e projekteve rajonale me planet kombëtare të zhvillimit.Njohja dhe koordinimi i projekteve në territorin e qarkut. Koordinimi i donatorëve.Kërkimi i fondeve dhe angazhimi në projekte të niveleve të ndryshme.Promovimi i territorit nëpërmjet: hartimi i data-base me të dhënat për Qarkun, pjesëmarrja në panaire, dhënia e informacioneve të ndryshme mbi resurset e Qarkut (donatorëve, bashkëpunëtorëve brenda dhe jashtë kufijve), hedhja online i informacionit, hartave, projekteve të ndryshme, prodhim i materialeve promovuese. Turizmi Vlerësuar si një nga degët më të rëndësishme me ndikim  në zhvillimin e rajonit.Detyra specifike:Krijimi i një data base me i nformacion turistik për qarkun, ku përfshihen evidentimi i të gjitha resurseve me potencial turistik, evidentimi i ndërhyrjeve nga instititucionet dhe projektet e ndryshme, evidentimi i produkteve turistike ekzistuese dhe paketave ekzistuese turistike.Evidentimi i dokumentacionit ekzistues për zhvillimin e turizmit në plan kombëtar , rajonal dhe lokal dhe mundësia e ndërthurjes së tyre me  planet në vazhdim  të zhvillimit të turizmit.Analizat ekonomike të ndryshme mbi ndikimet në ekonominë e qarkut.Bashkepunimi me njësite lokale të nivelit të parë, institucionet shtetërore dhe operatorët e ndryshëm turistik në rajon.Promovimi i turizmit nëpërmjet aktiviteteve dhe botimeve të ndryshme në funksion të rritjes së marketingut të territorit.Koordinimi i projekteve të turizmitAngazhimi në projekte të turizmit

No posts to display