Home Sektori i Urbanistikes Ligjore

Sektori i Urbanistikes Ligjore

Sektori i Urbanistikes Ligjore Urbanistika, në kuptimin e këtij ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, shpreh dhe përcakton rregullat e përgjithshme të vendosjes dhe të arkitekturës së ndërtimeve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në përcaktimin e këtyre rregullave mbahen parasysh zhvillimi ekonomik dhe social, aktual dhe prespektiv i vendit, në nivel kombëtar dhe lokal, mbrojtja e vendit, mbrojtja e mjedisit, ruajtja dhe vënia në dukje e vlerave urbanistike, arkitekturore e arkeologjike, si dhe mbrojtja e interesave të ligjshme që lidhen me pronën private.Seksioni i urbanistikës në qark ka këto kompetenca:1. Përgatit materialet për studimet në fushën e planifikimit dhe të zhvillimit territorial, në bashkëpunim me bashkitë dhe komunat përkatëse dhe i paraqet për shqyrtim në KRRT.2. Bashkërendon punën për hartimin e detyrës së projektimit të planit rajonal, të planit të përgjithshëm rregullues, të masterplaneve të zhvillimit territorial, të studimeve të pjesshme urbanistike, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, në juridiksionin e qarkut dhe i paraqet në KRRT.3. Në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore që janë në juridiksionin e qarkut, harton, në përputhje me detyrën e projektimit, sipas pikës 2 të këtij neni, masterplanet e zhvillimit, planet e përgjithshme rregulluese, studimet e pjesshme urbanistike ose i porosit ato, në përputhje me ligjin, në institucionet projektuese, shtetërore ose private, të licencuara në fushën e studimeve urbanistike, në zbatim e zbërthim të planeve strategjike dhe të politikave rajonale të miratuara, pasi ka marrë më parë rekomandimin e KRRT-së.4. Shqyrton dhe paraqet në KRRT studimet urbanistike, sheshet dhe lejet e ndërtimit jashtë vijave kufizuese të fshatrave, në zbërthim dhe zbatim të masterplaneve.5. Propozon rregullore të urbanistikës për territore në juridiksionin e qarkut, në përputhje me ligjin, dhe ia paraqet për miratim KRRT-së.6. Përgatit materialin për ndryshimet përkatëse, në studimet e miratuara, kur paraqiten kushte të reja.7. Mban lidhje sistematike me sekretarinë teknike të KRRTRSH-së dhe me zyrat e urbanistikës në bashki e komuna.8. Ndihmon dhe bashkërendon punën me zyrat e urbanistikës në bashki e komuna për problemet teknike në zbatim të këtij ligji.9. Përgatit vendimet e KRRT-së, dokumentacionin teknik, bashkë me kushtet urbanistike, të miratuara nga KRRT-ja, sipas nenit 6 të këtij ligji. Pas miratimit, 2 kopje origjinale të materialit ia dorëzon kërkuesit ose bashkisë/komunës, në juridiksionin e së cilës ndodhet zona e studiuar, jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së vendimit të KRRT-së.10. Kontrollon nëse lejet e miratuara nga bashkitë dhe komunat janë dhënë në përputhje me studimet e miratuara nga KRRT-të përkatëse dhe, në rast shkeljeje të këtyre studimeve, njofton këshillin e zgjedhur përkatës.11. Mban aktet e kontrollit për lejet e miratuara nga KRRT-ja e qarkut, për këto faza të realizimit të punimeve: piketimi i objektit, përfundimi i themeleve dhe përfundimi i karabinasë, si dhe arkivon dokumentacionin teknik të objektit dhe dokumente të tjera të tij.Pas aktit të kolaudimit, nëse nuk janë evidentuar shkelje të vendimit, përgatit materialin për lejen e shfrytëzimit.12. Mban kadastrën dhe statistikën urbane dhe, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, bën azhurnimin e planimetrisë së qyteteve, fshatrave dhe komunave, të cilat i arkivon çdo fund viti.13. Dërgon, çdo 6 muaj, në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit të dhëna statistikore për fushën e planifikimit të territorit.14. Njofton, brenda 5 ditëve, organet e Policisë së Ndërtimit për marrjen e masave përkatëse, kur vëren shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, që kanë të bëjnë me KTP-në dhe KTZ-në, ose shkelje të rregullave të sigurimit teknik. Per me shume klikoni: Veprimtari

No posts to display