Home Sektori i Sherbimeve Sociale, Arsimit dhe Shendetesise

Sektori i Sherbimeve Sociale, Arsimit dhe Shendetesise

 I-  Sektori i Shërbimeve Sociale, Arsimit e Shëndetësisë përbëhet nga dy punonjës:• Vilma SHIROKA, Përgjegjëse sektori, (juriste).• Ferit TAFLAJ, Specialist për shërbimet sociale (agronom i   lartë) II-  Sektori  i Shërbimeve, Arsim e Shëndetësi  funksionon bazuar në:• Ligjin 8652 , datë  31.07.2000 “Për organizimin dhe funksinimin e qeverisjes vendore”• Ligjin nr. 8379, datë 29.07.1998 ”Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë” , • Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr.6, datë 10.07.2006 “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 2007-2009 dhe buxhetit të shtetit për vitin 2007 –pjesa B”, • Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr.4786  prot., datë 14.07.2006 “Mbi hartimin e programit të investimeve për periudhën 2007-2009” ,  • VKM nr.636, datë 30.09.2004, “Për miratimin e politikave të decentralizimit në fushën e kujdesit shëndetsor parësor dhe mbrojtjen e shëndetit publik” , • VKM nr.857, datë 20.12.2006 ”Për financimin e shërbimit të Drejtorisë së Kujdesit Shëndetsor Parësor nga skema e detyrueshme e e sigurimeve të kujdesit shëndetsor”,• Shkresën e Ministrisë së Shëndetsisë nr.875 prot., datë 15.03.2007, • Ligjin nr.9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe Shërbimet shoqërore”, • Në bazë të VKM nr.563, datë12.08.2005 ”Për përcaktimin e përgjegjësive të qarkut për shpërndarjen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”,  • Udhëzimit nr.2473/1 prot. datë 02.02.2007 “Mbi zbatimin VKM nr.563,  datë12.08.2005 ”Për përcaktimin e përgjegjësive të qarkut për shpërndarjen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”.• Udhëzimit 1, datë 02.02.2007 mbi zbatimin e VKM Nr. 563 datë 12.08.2005 ”Për përcaktimin e përgjegjësive të qarkut për shpërndarjen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”,  • VKM nr 617, datë 07.09.2005 “Për përcaktimin e treguesve të vlerësimit dhe të monitorimit të programeve të ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë të kufizuara dhe të shërbimeve shoqërore”• Udhëzim nr. 2474, datë 06.12.2006, për zbatim të VKM nr 617, datë 07.09.2005 “Për përcaktimin e treguesve të vlerësimit dhe të monitorimit të programeve të ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë të kufizuara dhe të shërbimeve shoqërore”• VKM 209, datë 12.04.2006, “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin në institucionet rezidenciale, publike e private të përkujdesjes sociale”• Udhëzim nr. 2470, datë 06.12.2006, Mbi zbatimin e VKM 209, datë 12.04.2006, “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin në institucionet rezidenciale, publike e private të përkujdesjes sociale”• Udhëzim nr.1934, datë 18.10.2007, “Për procedurat e sistemimit të personave në institucionet rezidenciale të përkujdesjes sociale. III-  Aktiviteti i Sektorit  të  Shërbimeve Sociale, Arsim e Shëndetësi fokusohet në:a) Në sistemin e shërbimeve sociale- Grumbullon evidence 4- mujore të shërbimeve sociale nga njësite vendore dhe bën përpunimin dhe analizën e tyre..- Merr të  dhëna dhe informacion nga institucionet rezidenciale dhe ditore , publik dhe jo-publik për treguesit organik-ekonomik-financiarë, si dhe marrëveshjet e bashkëpunimit me donatorët e tyre.- Bashkërendon punën për realizimin e shërbimeve ndërmjet drejtorive të shërbimit shëndetësor, të arsimit, rendit, sistemit gjyqësor, që veprojnë pranë çdo këshilli qarku- e Shërbimeve Sociale dhe Përkujdesin Shëndetsor në Qarkun e Shkodrës.- Programon dhe mbështet shërbimet shoqërore për grupet ne rrisk, që nuk mund të realizohen nga një komunë a bashki.- Propozon per miratim, pranimin e përfituesve të këtyre shërbimevenë institucionet rezidenciale në nivel qarku.- Përgatit hartën e shërbimeve të përkujdesjes shoqërorenë nivel rajonal sipas informacionit që ofrohen nga bashkitë a komunat.- Bashkëpunon me të gjitha institucionet publike e private të shërbimit sociale shoqëror për problemet e sociale.- Mbështet dhe nxit proçesin e keshillimit dhe bashkëpunimit me bashkite/komunat për shërbimet shoqërore- Mbledh dhe përgatit  takimin me Komitetit e Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve, i ngritur nga Këshilli i Qarkut Shkodër.-  KVNPSH pas vlerësimit, dërgon për miratim në këshillin e qarkut, nevojën për hapjen ose mbylljen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore. - Merr pjesë në takime pune, me përfaqesues të Njësive Vendore të Qarkut Shkodër , të OJF-ve, të institucione publike te arsimit, rendit, institucioneve publike e private të shërbimeve sociale, për çështje të ndyshme sociale. b) Në sistemin e arsimit: - Pasqyron shpërndarjen e investimeve të vitit 2008 në të gjitha njësitë vendore të qarkut, nga fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për Grantet konkuruese duke bërë edhe analizën e nivelit të thithjes së investimeve e koefiçentët krahasues ndër vite. - Harton evidencen për realizimin e  investimeve në sistemin e arsimit parauniversitar. - Bashkëpunon me Drejtorinë Rajonale të Arsimit në qark dhe zyrat e saj në Pukë dhe Malësi të Madhe për problemet e investimeve.- Pasqyron të gjithë inventarin  e kapitaleve (ndërtesa e pajisje shkollore) për sistemin e Arsimit Parauniversitar në të gjitha Njësitë Vendore të Qarkut Shkodër (përjashtuar Bashkinë Shkodër), të konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Arsimit të Qarkut Shkoder.- Bashkëpunon me të gjitha njësitë vendore për problemet e arsimit.- Realizon promovimin dhe shpalljen në ambjentet e Këshillit të Qarkut Shkodër të investimeve vjetore në sistemin e Arsimit Parauniversitar, si dhe koeficentët e rritjes në vite. c) Në sistemin e shëndetsise:- Pasqyron shpërndarjen e investimeve të vitit 2008 në të gjitha njësitë vendore të qarkut, nga fondi i Ministrisë së Shëndetsisë për Grantet konkuruese duke bërë edhe analizën e nivelit të thithjes së investimeve e koefiçentët krahasues ndër vite. - Harton evidencen për realizimin e investimeve në sistemin e shendetsise. - Bashkëpunon me Drejtorinë e Shëndetit Parësor në Shkodër, në Pukë dhe Malësi të Madhe për problemet e investimeve.- Pasqyron të gjithë inventarin  e kapitaleve (ndërtesa ambulanca qendra shendetsore) për sistemin e shendetsise në të gjitha Njësitë Vendore të Qarkut Shkodër, të konfirmuar edhe nga Drejtoria Shendetit Publik Shkoder.- Bashkëpunon me të gjitha njësitë vendore për problemet e shëndetsisë.- Realizon promovimin dhe shpalljen në ambjentet e Këshillit të Qarkut Shkodër të investimeve vjetore në sistemin e Shëndetsisë, si dhe  koeficentët e rritjes në vite. Detyrat e kryera nga Vilma Shiroka:- Bashkërendon punën për realizimin e shërbimeve ndërmjet drejtorive të shërbimit shëndetësor, të arsimit, rendit, sistemit gjyqësor, që veprojnë pranë çdo këshilli qarkue Shërbimeve Sociale dhe Përkujdesin Shëndetsor në Qarkun e Shkodrës.- Programon dhe mbështet shërbimet shoqërore për grupet ne rrisk, që nuk mund të realizohen nga një komunë a bashki.- Propozon per miratim, pranimin e përfituesve të këtyre shërbimeve në institucionet rezidenciale në nivel qarku.- Përgatit hartën e shërbimeve të përkujdesjes shoqërorenë nivel rajonal sipas informacionit - Merr pjesë në takime pune, me përfaqesues të Njësive Vendore të Qarkut Shkodër , të OJF-ve, të institucione publike te arsimit, rendit, institucioneve publike e private të shërbimeve sociale, për çështje të ndyshme sociale.- Mbledh dhe përgatit  takimin me Komitetit e Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve, i ngritur nga Këshilli i Qarkut Shkodër.-  KVNPSH pas vlerësimit, dërgon për miratim në këshillin e qarkut, nevojën për hapjen ose mbylljen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore. - Pasqyron shpërndarjen e investimeve të vitit 2008 në të gjitha njësitë vendore të qarkut, nga fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për Grantet konkuruese duke bërë edhe analizën e nivelit të thithjes së investimeve e koefiçentët krahasues ndër vite. - Pasqyron të gjithë inventarin  e kapitaleve (ndërtesa e pajisje shkollore) për sistemin e Arsimit Parauniversitar në të gjitha Njësitë Vendore të Qarkut Shkodër (përjashtuar Bashkinë Shkodër), të konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Arsimit të Qarkut Shkoder.- Harton evidencen për realizimin e  investimeve në sistemin e arsimit parauniversitar. - Pasqyron shpërndarjen e investimeve të vitit 2008 në të gjitha njësitë vendore të qarkut, nga fondi i Ministrisë së Shëndetsisë për Grantet konkuruese duke bërë edhe analizën e nivelit të thithjes së investimeve e koefiçentët krahasues ndër vite. - Pasqyron të gjithë inventarin  e kapitaleve (ndërtesa ambulanca qendra shendetsore) për sistemin e shendetsise në të gjitha Njësitë Vendore të Qarkut Shkodër, të konfirmuar edhe nga Drejtoria Shendetit Publik Shkoder.- Harton evidencen për realizimin e investimeve në sistemin e shëndëtsise.Detyrat e kryera nga Ferit TAFLAJ:- Bashkëpunon me të gjitha institucionet publike e private të shërbimit sociale shoqëror për problemet e sociale.- Mbështet dhe nxit proçesin e keshillimit dhe bashkëpunimit me bashkite/komunat për shërbimet shoqërore- Grumbullon evidence 4- mujore të shërbimeve sociale nga njësite vendore dhe bën përpunimin dhe analizën e tyre..- Bashkëpunon me Drejtorinë Rajonale të Arsimit në qark dhe zyrat e saj në Pukë dhe Malësi të Madhe për problemet e investimeve.- Bashkëpunon me të gjitha njësitë vendore për problemet e arsimit.- Realizon promovimin dhe shpalljen në ambjentet e Këshillit të Qarkut Shkodër të investimeve vjetore në sistemin e Arsimit Parauniversitar dhe Shëndetëësisë, si dhe koeficentët e rritjes në vite.- Bashkëpunon me Drejtorinë e Shëndetit Parësor në Shkodër, në Pukë dhe Malësi të Madhe për problemet e investimeve.- Bashkëpunon me të gjitha njësitë vendore për problemet e shëndetsisë.   Për me shume klikoni:  

Veprimtari

No posts to display