Home Sektori i Financës

Sektori i Financës

Rregjistrimi  dhe kontabilizimi i të gjitha veprimeve, në librat e bankës, shpenzimeve,magazinës, arkës, kuadrimi i tyre në fund te ditës. Rregjistrimi i të ardhurave sipas destinacionit dhe planifikimit të tyre çdo ditë. Rakordimi me të gjitha drejtoritë  që krijojne të  ardhura në fund të çdo   muaji  dhe  mbajtja e procesverbaleve perkatëse. Rakordimi me Degën  e Thesarit për arketimin e të ardhurave në mënyre   periodike, si dhe nxjerrja e evidencës  mujore të të ardhurave.  .Rregjistrimi dhe kontabilizimi i të gjitha hyrjeve dhe daljeve të magazines, azhornimi i librit të magazinës. Rakordimi me magazinën ne fund të çdo muaji dhe nxjerrja e gjendjës se saj. Çdo ditë  kryerja e veprimeve të hyrjeve dhe daljeve  sipas kërkesave të paraqitura. Pas rregjistrimit dhe kontabilizimit të të gjitha veprimeve të vitit, bëhet  mbyllja e llogarive vjetore dhe hartimi i bilancit vjetor me të gjitha pasqyrat anekse të tij. Kryerja e  veprimeve  dhe pregatitja për inventarizimin e pasurisë  së institucionit.Rakordimi pas inventarit  i gjëndjes fizike me atë kontabël.  Zbatimi i detyrave të tjera që delegohen nga  drejtori.

No posts to display