Home Sektori i Burimeve Njerezore dhe Juridike dhe

Sektori i Burimeve Njerezore dhe Juridike dhe

 Sektori i Burimeve Njerezore dhe Juridike Sektori i Burimeve Njerezore Harton politikën e burimeve njerëzore të institucionit. Planifikon dhe detajon numrin e punonjësve të miratuar për institucionin e Këshillit të Qarkut. Shqyrton, analizon dhe ndjek kriteret e pranimit të specialistëve në aparatin e Këshillit të Qarkut, në përputhje me kërkesat e secilit vend pune, lloji i specialitetit, eksperiencës dhe vjetërsisë në punë, niveli i arsimimit etj. Në përputhje me kriteret e ligjit dhe të akteve nënligjore për statusin e nëpunësit civil. Përgatit, ndjek dhe verifikon rregullat e përgjithshme të veprimtarisë së punonjësve të Aparatit, të kritereve për zbatimin e disiplinës në punë. Harton planifikimin e fondeve për shpenzimet buxhetore të aparatit të Këshillit të Qarkut, dhe në bazë të planit të buxhetit të miratuar, ndjek dhe evidenton realizimin e tyre në përputhje me dispozitat ligjore. Organizon, ndjek dhe administron shërbimin e autoveturave për të mbuluar nevojat e institucionit, sektorëve de punonjësve. Ndjek realizimin e shpenzimeve dhe organizon riparimin e automjeteve. Siguron bazën materiale për administratën e K. Q. Shkodër me kancelari dhe pajisje të ndryshme. Organizon dhe kryen furnizimin materialo – teknik të aparatit të Këshillit. Përgatit dhe plotëson dokumentacionin për inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe kontrollit të pasurive. Ruan dhe administron dosjet e personelit të Aparatit të Këshillit të Qarkut. Shumëfishon materialet për mbledhje Kryesie dhe Këshilli. Harton normativat për karburantin, vajin, gomave etj. Mbikëqyr magazinën. Mirëmban dhe administron mjetet materiale të aparatit. Sektori Juridik Harton dhe siglon aktet e nxjerra nga Kryetari i K. Qarkut, nga Këshilli i Qarkut , nga Kryesia e Këshillit të Qarkut në zbatim të akteve të ndryshme ligjore dhe nënligjore. Studion, përgatit dhe  paraqet  për miratim në  Këshillin e Qarkut, projekt-akte ligjore dhe nënligjore që janë kompetencë  e Kryetarit dhe Sekretarit te Keshillit.Bashkërendon dhe ndihmon administratën për përgatitjen e projektvendimeve .Harton dhe përgatit nga pikëpamja juridike kontratat dhe marrëveshjet që lidh  Këshilli i Qarkut me persona fizik (emërimet në punë) apo juridik . Drejton punën e njohjes së legjislacionit të ri me punonjësit dhe specialistët e tjerë të administratës së Këshillit Qarkut si dhe njohjen me VKM-të që kanë bëjnë me komunat e bashkitë e Qarkut Shkodër . Ndjek  marrëdhëniet juridike midis Qarkut, Bashkisë, Komunave dhe Prefekturës së Qarkut Shkodër si dhe me pushtetin Qendror. Jep konsulencë juridike përfaqësuesve të komunave dhe bashkive te Qarkut tonë dhe shtetasve  që kanë nevojë për konsulencë juridike. Siguron ndihmën juridike për të gjitha shkresat që dalin nga Drejtorite e tjera të Këshillit të Qarkut. Përfaqëson Këshillin e Qarkut Shkodër  në bashkëpunim me Seksionin e Administrimit dhe Mbrojtjes Tokës  në  të gjitha instancat gjyqësore kur ky ishte  palë e paditur ose paditës duke ndjekur çështjen me përgjegjësi në  të gjitha shkallët e gjykimit. Çështjeve gjyqësore  të tjera gjatë vitit 2008 nuk ka patur.Përgatit materialet në bashkëpunim me SAMT dhe IMT dhe merr pjesë në mbledhjet e Komisionit Mbrojtjes Tokës Hap dhe plotëson dosjet për shpalljen e dëshmorëve të atdheut dhe për marrjen e statusit “Dëshmor i Atdheut” në mbështetje të ligjit nr 8607 datë 27.04.2000”Për statusin e Dëshmorit të Atdheut” dhe VKM  151 datë 25.04.2002,  të shoqëruara me relacionin  projekt vendimin dhe vendimin përkatës. Përgatit  propozimet për pensionet e posaçme shtetërore dhe shtesat e pensioneve  që i drejtohen Këshillit të Ministrave, të cilat merren me vendim të Këshillit të Qarkut duke hartuar relacionet, projekt vendimet dhe vendimet përkatëse sipas VKM nr.429 datë 12.9.2002. Përgatit vendimet e Kryetarit të Qarkut për pezullimin e lejeve të qarkullimit me kërkesën e  Komisariatit të  Policisë  Rrugore sipas  ligjit nr. 8378 datë 22.7/1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë , Udhëzimit të përbashkët nr.1128/1 Prot. Datë 05.03.2004 Ministrisë  Rendit Publik  dhe nr.1616 datë  6.03.2004 i M.P.V dhe Decentralizimit. Azhornon faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut me ligjet,  aktet ligjore  dhe nënligjore si dhe vendimit e Këshillit të Qarkut 2008.   Për protokoll arshivën  Pranon, regjistron dhe shpërndan në institucion korrespondencën zyrtare. Administron dhe sistemon arshivën e K. Q. Shkodër në mbështetje të ligjit Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat në Republikën e Shqipërisë”. Pranon mandate – pagesat për Urbanistikën dhe Kadastrën. Për me shume klikoni:  

Veprimtari

No posts to display