Home RDP

RDP

Fondi i Programit të Zhvillimit Rajonal hap thirrjen për projekt propozime për organizatat e shoqërisë civile brenda Dritares së 3-të të financimeve.  Dritarja e 3-të e Fondit të PZhR adreson grupe specifike njerëzish, veçanërisht gra, të rinj, gra dhe vajza në zonat rurale, të moshuar, të papunë, persona me aftësi të kufizuara (të paaftë) dhe të tjerë, me qëllim përmirësimin e kohezionit social.   Objektivi i përgjithshëm i thirrjes për propozime është që të kontribuojë në promovimin e grupeve të pafavorizuara të popullsisë, fuqizimin dhe të drejtat sociale dhe ekonomike. Volumi i buxhetit të përgjithshëm: 200.000 € Buxheti i ofruar nga PZhR do të jetë ndërmjet 5.000 € dhe 20.000 € për grant. Kohëzgjatja e projektit do të jetë nga 3 deri në 12 muaj. Aplikantët (Përfituesit direktë): OJF ose partneritete me një OJF si Aplikant Udhëheqës. Autoriteti Kontraktues: RDP Informacion më i detajuar mbi Dritaren e 3-të të PZhR gjendet në faqet e internetit: www.qarkulezhe.gov.al www.qarkushkoder.org www.rdpnorthernalbania.org Aplikimet duhet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet e dhëna në Formularin e Aplikimit për Grant për Dritaren e 3-të brenda datës 10 qershor 2013. Aplikimet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe ose angleze. Aplikimet e shkruara me dorë nuk mund të pranohen. Formulari i Aplikimit të Projektit duhet të dorëzohet pranë zyrës së PZhR në Shkodër ose në degën e zyrës së PZhR në Lezhë: Zyra e PZhR Këshilli i Qarkut Shkodër Rr. 28 Nëntori, No.1 Shkodër, Albania Dega e Zyrës së PZhR Këshilli i Qarkut Lezhë Sheshi “Gjergj Kastrioti” Lezhë, Albania   Per me shume kliko ketu

No posts to display