Mjedisi

Në mbështetje të  ligjit 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, organet e qeverisjes vendore përfaqësojnë strukturën më të rëndësishme shtetërore për administrimin  dhe mbrojtjen e mjedisit që kanë nën juridiksion, duke zbatuar përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që u jep ky ligj.Në këtë kontekst, në mbrojtje të mjedisit  dalin këto detyra:1. Realizimi i zbatimit të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit.2. Hartimi i planeve vendore për mbrojtjen e mjedisit duke integruar mbrojtjen e mjedisit në planet e rregullimit të territorit.3. Publikimi i programeve dhe masave për mbrojtjen e mjedisit.4. Njoftimi i  publikut për gjendjen e mjedisit dhe për veprimtaritë vendore, subjekte të vlerësimit të ndikimit në mjedis.5. Nxitja dhe mbështetja e  veprimtarive të organizatave jofitimprurëse për mjedisin.    6. Përcaktimi i  vendeve të grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave prodhuese dhe jetësore, në përputhje me kriteret mjedisore dhe planet e zhvillimit.    7. Organizimi i depozitimit  të mbetjeve dhe lëndëve të rrezikshme dhe ruajtja e zonave të gjelbra në qendrat qytetëse dhe rreth tyre.8. Administrimi i mbeturinave qytetëse, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura  dhe mbeturinave të ngurta.9. Disiplinimi transportit dhe ndërtimeve qytetëse.Për më shumë kliko:

Asnjë postim për tu shfaqur