Zyra e zedhenesit dhe e marredhenieve me jashte

Zyra e zedhenesit dhe e marrëdhënieve me jashtë Andrea Jakova Jurist, Këshilltar i marrëdhënieve me jashtë, zëdhënës,  përgjegjës për protokollin.Tel: +355 222 42765    Detyrat dhe funksionet  1. Këshilltari i marrëdhënieve me jashtë, evidenton, studion dhe organizon punën ne fushën e marrëdhënieve me organizma shtetërore homologe të huaja, persona fizike dhe juridike, privat apo shtetërore që kryejnë veprimtari ekonomike, kulturore, sportive, shëndetësore e fusha të tjera që paraqesin interes për Këshillin e Qarkut Shkodër dhe popullsinë e tij.2. Harton planin e vizitave dhe veprimtarive në marrëdhëniet me jashtë dhe organizon realizimin e tyre.3. Për vizitat apo veprimtaritë me jashtë shtetit apo kur i ftojnë homologet e tyre kërkon zyrtarisht ndihmë në Ministrisë e Jashtë për kryer sa me sukses organizimin e tyre.4. Përgatitë materiale që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me jashtë. 5. Zëdhënësi bën propagandimin, marrjen ose dhënien e informacionit organeve te shtypit apo mjeteve te komunikimit masiv për veprimtarinë e Këshillit te Qarkut Shkodër.6. Ndihmon në shkrimet e artikujve të ndryshëm për të dhëne përgjigje nëpër gazeta apo organe të tjera të  masmedias.7. Përgatit konferencat e shtypit, takime ose intervista me gazetaret e ndryshëm me titullarët e Këshillit të Qarkut.8. Bashkërendon me organet e masmedias dhe të shtypit për të pasqyruar veprimtarinë e Këshillit të Qarkut  për delegacionet që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare te institucionit.9. Përgatit informacion për veprimtaritë e rëndësishme të institucionit mbi bazën e informacioneve nga drejtoritë për publikim në media.10. Bashkërendon me organet e shtypit dhe medias zhvillimin e diskutimeve apo trajtimit të çështjeve deri në nivel drejtorie për sensibilizimin e aktiviteteve te tyre, apo ndihmon drejtoritë te bëjnë publikimin e materialeve te tyre nëpërmjet faqes se internetit te institucionit.11. Bashkërendon me drejtoritë përkatëse për përgatitjen dhe dhënien e përgjigjeve mbi çështje te rëndësishme te publikuara ne shtyp qe lidhen me veprimtarinë e institucionit.12. Bashkërendon me titullarët e Këshillit të Qarkut dhe administratën e tij punën mbi mbajtjen dhe organizimin e protokollit zyrtar në rastet e festave zyrtare apo pritjeve  të ndryshme që organizon vete këshilli i qarkut Shkoder. Për më shumë klikoni: Bashkëpunime dhe marrëveshje

Marrëveshje me TEULEDA

Marreveshje Bashkepunimi dhe Partneriteti   Kjo marrëveshje hartohet mes   AGJENCISË SE ZHVILLIMIT EKONOMIK SHKODËR – TEULEDA dhe Keshillit Te Qarkut Shkoder Për realizimin e një strukture “Qendër Informacioni Turistik, formimi dhe sallë...

Marrëveshje me Intercooperation-in Zviceran

MARREVESHJE 1 e  lidhur ndërmjet Këshillit të Qarkut Shkodër, përfaqësuar nga Kryetari , z. Gjovalin KOLOMBI, Intercooperation Albania, Shkodër me përfaqësues z. Hilmar STATTER (firmos me autorizim zj. Valbona KARAKAÇI) dhe ...

Marrëveshje me SNV

MARREVESHJE MBI NJE VLERESIM AFAT  SHKURTER NDERMJET Organizatës Holandeze për zhvillim (SNV-Tirana), e përfaqësuar në ketë çështje nga zj. Fuji Kreider, koordinatore e zyrës së Tiranës Dhe Këshillit të Qarkut Shkoder përfaqësuar nga z....

Marrëveshje me GTZ

MARRËVESHJE Bashkëpunimi teknik mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane: “Zhvillimi ekonomik dhe nxitja e punësimit në Shqipëri” Marrëveshje mbi bashkëpunimin Në mes Këshillit të Qarkut Shkodër Dhe...

Bashkëpunime dhe marrëveshje

Bashkëpunime dhe marrëveshje   Marrëveshje me GTZ:   Këshilli i Qarkut ka realizuar një marrëveshje mbështetje  për ngritjen e Këshillit të Partneritetit dhe Agjencisë së zhvillimit. Me mbështetjen e GTZ janë krijuar forumet e partneritetit...