KRRT

KËSHILLI I RREGULLIMIT TË TERRITORIT, (K.RR.T) KRRT-ja  funksionon si organ vendimmarrës pranë këshillave të qarqeve, Bashkisë së Tiranës dhe bashkive që janë të qyteteve të kategorisë së parë. Kryetari i KRRT-së është përkatësisht kryetari i këshillit të qarkut dhe kryetari i bashkisë. 1. KRRT-ja në qark ka kompetencë të shqyrtojë dhe të miratojë:a) detyrat e projektimit për studimet urbanistike, që shtrihen në territorin e më shumë se një bashkie/komune, miratimi i të cilave është kompetencë e KRRT-së së qarkut në territorin brenda juridiksionit të saj;b) platformën për zhvillimin e konkurseve për studimet urbanistike në kompetencë të saj;c) planin strategjik, planin rajonal, masterplanet, në përputhje me programet e zhvillimit;ç) vijën kufizuese të ndërtimeve dhe zonën suburbane të qyteteve;d) vijën kufizuese të ndërtimit të fshatrave;dh) studimet urbanistike, sheshet dhe lejet e ndërtimit jashtë vijave kufizuese të fshatrave, në zbërthim dhe zbatim të masterplaneve. KRRT-ja e Qarkut mblidhet një herë në muaj dhe, me kërkesë të kryetarit të saj ose me kërkesën e 1/3 të anëtarëve, mblidhet edhe jashtë radhe. Mbledhja është e vlefshme kur në të marrin pjesë 2/3 e anëtarëve të saj. Vendimi i KRRT-së merret me shumicë votash dhe nënshkruhet nga kryetari i KRRT-së. Të gjithë anëtarët e KRRT së, pjesëmarrës në mbledhje, janë të detyruar të firmosin procesverbalin e mbledhjes pasi e lexojnë atë. Në mbledhjen e KRRT-së marrin pjesë pa të drejtë vote përfaqësuesit e pushtetit lokal të interesuar e përfaqësues të njësive projektuese. Në rastet kur këshilli i qarkut ose këshilli bashkiak kanë vërejtje dhe nuk janë dakord me vendimet e marra nga KRRT-ja kanë të drejtë të kthejnë për rishqyrtim vetëm një herë vendimet e marra. Në rast se KRRT-ja nuk e ndryshon vendimin, ai mbetet në fuqi.    Për më shumë klikoni: Perberja e KRRT Vendimet e KRRT