Komisioni i mbrojtjes se tokes

Komisioni i mbrojtjes se tokes Aktiviteti i KMT zhvillohet në bazë të ligjit nr.9244 datë 17.06.2004 dhe VKM nr. 80 datë 28.01.2005.KMT-ja shqyrton dhe bashkërendon programet dhe projektet afatgjata, afatmesme dhe vjetore, që kanë si objekt:a) përmirësimin e sistemit të kullimit dhe ujitjes në hapësirën e tokës bujqësore, që përfshihet brenda territorit të qarkut, kur me të lidhet veprimtaria e dy ose më shumë komunave dhe/ose bashkive; b) përmirësimin e masave antierozive, nëpërmjet ndërtimit ose ngritjes së veprave të veçanta antierozive si pyllëzime, kanale të ujërave të larta, prita malore e vepra të tjera, kur këto përfshihen në hapësira të tokave bujqësore të dy ose më shumë komunave dhe/ose bashkive; c) përmirësimin e masave mbrojtëse të brigjeve të lumenjve, rrjedha e të cilëve përshkon territorin e dy ose më shumë komunave  dhe/ose bashkive. Për më shumë klikoni: Perberja e Komisionit te Mbrojtjes se Tokes Vendimet e Komisionit te Mbrojtjes se Tokës