Drejtoria e Urbanistikes

Drejtoria e Urbanistikës Ing. Klaudian LUKA, Drejtor drejtorie dhe përgjegjës sektori i projekteve urbanistike    Veprimtaria kryesore Drejtoria e Urbanistikës drejton punën për hartimin e detyrës së projektimit të planit rajonal, si dhe hartimin e planit rajonal,si dhe  bashkërendon  punën për hartimin e planeve strategjike, detyrës së projektimit  të planit të përgjithshëm rregullues, të masterplaneve të zhvillimit territorial, të studimeve të pjesshme urbanistike, me njësitë e qeverisjes vendore dhe donatorët e huaj.Në përmbushje të funksioneve të veta  dhe të deleguara shqyrton dhe paraqet për miratim në KRRT dokumentacionin tekniko-ligjor per investime strategjike, studime urbanistike, sheshet dhe lejet ndërtimit.Drejtoria e Urbanistikës me anë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik kontrollon dhe mbikëqyr  zhvillimin e territorit në komunat dhe bashkitë që nuk kanë krijuar KRRT dhe INU vendore, duke dhënë sanksionet ligjore ndaj subjekteve fizikë dhe juridikë që nuk zbatojnë ligjet, rregulloret dhe standartet teknike më fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.  Për me shume klikoni: Sektori i projekteve Sektori i Urbanistikes ligjore Inspektoriati i Ndërtimit Urbanistik