Drejtoria e prokurimeve publike

Kozeta VUKSANLEKAJ, Drejtor drejtorie,E-mail:  kozeta.vuksanlekaj@qarkushkoder.org Detyrat e DrejtorisëOrganizimi dhe realizimi i proçedurave ligjore të prokurimit publik në mënyrë elektronike për sigurimin e mirëpërdorimit të fondeve publike, duke siguruar një trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë, në funksion të nxitjes së konkurrencës në fushën e veprimtarisë ekonomike të biznesit dhe në rritjen e transparencës. Prokurime  publike elektronike>    Drejtoria e Prokurimeve me vënien në dizpozicion të fondeve për mallra, shërbime, për  investime  zbaton proçedurat ligjore të prokurimit.>    Drejtoria e Prokurimeve është përgjegjëse për hartimin e dokumenteve të tenderit, të kërkesave për kualifikim, të specifikimeve teknike  në përputhje me ligjet dhe rregullat e prokurimit, si dhe harton dhe administron dokumentacionin e plotë të dosjes së tenderit.>    Drejton dhe administron në mënyrë të vazhdueshme proçesin e prokurimit dhe ka për detyrë hedhjen në sistemin elektronik të dosjes së tenderit, si dhe vendosjen e llojit të formatit të hedhjes së dokumentave.>    Drejtoria e Prokurimit monitoron proçesin elektronik të prokurimit publik dhe iu përgjigjet në mënyrë elektronike  kërkesave për sqarim të dërguara nga operatorët ekonomikë.>    Organizon punën që në afatet e përcaktuara ligjore të hapen dhe te vlerësohen ofertat e operatorëve ekonomikë në mënyrë elektronike nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.>    Pas klasifikimit të ofertave realizon njoftimin e fituesit, njoftimin e lidhjes së kontratës në mënyrë elektronike.>    Gjatë gjithë proçesit te prokurimit me fonde publike harton dhe  administron dokumentacionin  e plotë për proçedurat e kryera në përcaktimin e fituesit të kontratës, në mënyrë që të garantojë transparencën dhe të lejojë kontrollin e zbatimit të ligjit.>    Me shpalljen e njoftimit të fituesit në Buletinin e Njoftimeve Publike, harton  kontratën duke përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e autoritetit kontraktor dhe palës sipërmarrëse  në përputhje me dizpozitat e Kodit Civil,  ligjet dhe rregullat e prokurimit publik.>    Drejtoria e Prokurimeve gjatë ekzekutimit të kontratës me palën sipërmarrëse, jep asistencë ligjore për monitorimin e ekzekutimit të kontratës dhe jep zgjidhje ligjore në rastet e mosmarrëveshjeve apo shkjeleve të detyrimeve nga palët.>    Çdo 4 muaj dërgon  një raport të detajuar në Agjencinë e Prokurimit Publik  për veprimtarinë e prokurimit publik.Prokurimet me vlerë të vogël >    Bazuar në planifikimet dhe detajimet e buxhetit drejton dhe organizon punën  për realizimin e proçedurave të prokurimeve me vlera të vogla, duke prokuruar blerjen e  mallrave, kryerjen e shërbimeve, si dhe zërat e puneve që kanë të njëjtin funksion kryesor dhe  të njëjtin emërtim në planin e shpenzimeve.>    Në varësi të kërkesave, nevojave dhe brenda  fondit limit  të miratuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër, realizon proçedurat e blerjeve me vlerë të vogël gjatë gjithë vitit kalendarik.>    Drejton punën  e komisionit te prokurimit me vlera te vogla për testimin e tregut  për të marrë tregues për çmimet e punëve, mallrave ose të shërbimeve dhe bazuar në kriterin e çmimit më të ulët përcakton fituesin. >    Për realizimin e çdo blerje harton dhe nënshkruan dokumentacionin ligjor për prokurimet me vlerë të vogël dhe ia dërgon Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit për likujdim. Për me shume klikoni: Regjistri i Parashikimeve të Prokurimeve Publike për vitin 2009 Mënyrat e regjistrimit të operatorëve ekonomikë Veprimtari

Asnjë postim për tu shfaqur