Niset për në Henan, Kinë një delegacion i Këshillit të Qarkut Shkodër.

Niset për në Henan, Kinë një delegacion i Këshillit të Qarkut Shkodër. Me ftesë të Zyrë së Punëve të Jashtme e Qeverisë Krahinore Popullore të Henan, u nis sot për në Kinë një delegacion i këshillit te Qarkut Shkodër i kryesuar nga Kryetarja e Këshillit të qarkut Zonja Greta Bardeli (Gjoni). Delegacioni në fjalë do marrë pjesë në Forumin dhe në Panairin e 2-të Ndërkombëtar Ekonomik dhe të Tregtisë për Provincën Henan dhe qytetet binjake me të. Në këto takime që do zhvillohen në ketë Provincë, do jetë në fokus integrimi aktiv i zhvillimit të strategjisë në iniciativën e Brezit te Rrugëve dhe nxitja e bashkëpunimit të kapaciteteve të prodhimit. Në Shtatorin e vitit të kaluar Këshilli i Qarkut Shkodër dhe Provinca e Henan kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në mes tyre. Për të përcjell delegacionin, në Aeroportin Nënë Tereza, kishte dalë dhe ambasadorja e Republikës popullore të Kinës në Tiranë, zonja Jiang Yu, e cila në takim me zonjën Bardeli diskutoj rreth mundësive të reja të bashkëpunimit në mes provincës së Henan dhe Qarkut Shkodër duke krijuar avantazhe ndaj njëri-tjetrit, duke eksploruar mundësitë për bashkëpunim social-ekonomik nëpërmjet projekteve që promovojnë njohjen e territoreve përkatëse dhe zhvillimin e tyre.