Mblidhet asambleja e Eurorajonit Adriatiko Jonian dhe Organizohet nga Rajoni i Emilia Romagna një takim në kuadër të projektit AdriGov.

Mblidhet asambleja e Eurorajonit Adriatiko Jonian dhe Organizohet nga Rajoni i Emilia Romagna një takim në kuadër të projektit AdriGov.Ditën e hëne me datë 21 Shtator 2015 në Pavilionin e BE ne Expo Milano 2015, u mblodh asambleja e Eurorajonit Adriatiko-Jonian e cila kishte në rend të ditës krahas punës dhe mbarëvajtjes së këtij organizmi rinovimin e statutit dhe nënshkrimin e kartës se Milanos e cila konsiston dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mënyrës së ushqimit bio nga vendet e kësaj zone. Në takim mori pjesë dhe kryetarja e sapo zgjedhur  e Këshillit te Qarkut Shkodër  zj. Greta Bardeli e cila në fjalën e saj siguroj partneret për vazhdimësinë dhe bashkëpunimin dhe nder te tjera tha: “Kjo mendoj se është dhe Sfida kryesore, shndërrimi i qarkut në një rajon promotor në bashkëpunimin ndërajonal, me një numër partnerësh vendor, evropianë dhe nga vende të tjera. Kjo lidhet jo vetëm me investimet e mëtejshme në konsolidimin e kapaciteteve por gjithashtu edhe në bashkërendimin e aksioneve dhe kontributeve në përputhje me synimet dhe interesat e partnerëve rajonalë dhe të komunitetit për një zhvillim të qëndrueshëm, për sinkronizimin e përpjekjeve të përbashkëta, për përdorim të përgjegjshëm dhe racional të burimeve qe kemi ne dispozicion, për kërkime, inovacion dhe zhvillimin, për të siguruar përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm te të gjithë hapësirës së qarkut Shkodër“. Ajo mori përkrahjen e partnereve në zhvillimin e mëtejshëm te marrëdhënieve me Këshillin e Qarkut Shkodër që do konsistojnë kryesisht në krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm në këtë zonë.

 

 

 


22 Shtator 2015
Nga ana e Emilia Romagna është prezantuar çelja e një shkolle për formimin cilësor te nëpunësve të zonës Adriatiko Joninane. Krijimi i një laboratori eksperimental do të jetë një nga mjetet për të kapërcyer dallimet në qasjet në çështjet administrative.. Qeveria lokale dhe rajonale në kontekstin e arritjes së objektivave të zhvillimit rajonal dhe bashkëpunimit brenda makro-zonë duhet të përgatitet në njohurive dhe aftësive dhe të ndajnë të njëjtën qasje të politikave publike që do të zbatohen duke pasur parasysh se tani ka një strategji që do të merren parasysh strategjinë e ndryshme nga nivel lokal, rajonal apo kombëtar, me disa EUSAIR Shtetet zbatimin e tij, por me objektiva të përbashkëta. Në këtë takim u ndanë ide te përbashkëta dhe diskutime nga secili partner.  Përfaqësuesi i Këshillit te Qarkut Shkodër z. Andrea Jakova,  diskutoj  mbi mundësinë e gjetjes së pikave të përbashkëta te bashkëpunimit mbi ngritjen konkrete te cilësisë dhe ushtrimit kompetent te detyrave ne te gjithë zonën Adriatiko Joniane. Kjo do jete një qasje e re ne forme dhe do përpunohet me bashkëpunëtore akademike dhe statisticienë për të krijuar strukturën dhe bazën mbi të cilën mund të ndërtohet një laborator i tillë.