“PJESËMARRJA DHE PËRGJEGJËSIA E SHOQËRISË CIVILE NË PROCESET E QEVERISJES VENDORE”,

90

Është tema e Konferencës Kombëtare ku këshilli i Qarkut Shkodër merr pjesë dhe perfaqesohet nga Sekretarja e institucionit znj. Edita Shoshi. Ky është aktiviteti i radhës ku po diskutohet ndikimi i shoqërisë civile në Proceset demokratike të Vetëqeverisjes Vendore.

Qëllimi i kësaj konference është: Shkëmbimi i eksperiencave të bashkëpunimit të organizazatave dhe institucioneve publike.

Këshilli i Qarku Shkodër theksoj mbështetjen e plote ndaj iniciativave të cilat kanë në fokus forcimin e demokracisë lokale dhe rritjen e pjesmarrjes qytetare në vendimarrje. Nxisim organizatat e shoqerisë civile drejtë rritjes së kapaciteteve për sa i përket monitorimit dhe përfshirjes së tyre në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.

Kjo konferencë mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Olof Palm International Center, dhe rrjeti i organizatave partnere lokale të shtrira në të gjithë Shqipërinë.