Edicioni i IV-të, i Konkursit të Praktikave më të Mira 2020

178
Këshilli i qarkut Shkodër ishte pjesë e ceremonisë së shpërndarjes së çertifikatave në kuadër të projektit të Ambasadës së Zvicrës – “Bashki të Forta” për përmbylljen me sukses të edicionin të IV-të, të Konkursit të Praktikave më të Mira 2020. Ky Takim u organizua nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Nga Bashkitë e Qarku Shkodër, Këshilli Bashkiak Shkodër, mori çmimin me motivacionin për përmirësimin dhe konsultimin publik për aspektet e financave publike, rritjen e transparencës dhe përdorimit të mjeteve të teknologjisë së informacionit.
Ndërsa, Bashkisë Shkodër, i’u akordua “Çmimi i Publikut”, si risi e konkursit të sivjetshëm, duke u renditur si praktika më e mirë 2020 e votuar nga qytetarët online, për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane.
Ky konkurs vlen të përgëzohet si një instrument në mbështetje të demokracisë vendore duke nxitur shembujt e mirë dhe shkëmbimin e informacionit midis bashkive të vendit.