Konsultime Publike me Njesitë Administrative Dajç dhe Ana e Malit

161
Këshilli i Qarkut Shkodër organizoi dëgjesën publike pas propozimit të komunitetit të njësisë Administrative Dajç, Bashkia Shkodër, për ndërtimin e një Ure të Re mbi lumin Buna, që lidh dy njësitë administrative Dajç dhe Ana e Malit. Ky projekt synon shkurtimin e distancës midis këtyre dy njesive administrative nga 32 km që është sot në 9 km. Nëpermjet këtij projekti synohet jo vetem shkurtimi i distancës por edhe promovimi i turizmit si dhe zhvillimi potencial i zonave ku do ndertohet kjo ure. Ky organizim solli sëbashku banorët e ketyre dy zonave, përfaqësues te qarkut, deputetë, drejtoritë të cilat do të perfshihen në këtë iniciativë dhe palët e interesuara.
Te gjithë pjesëmarrësit në takim mbështeten projektin dhe dhanë mendime e sugjerimet e tyre nga ana profesionale për përmirësimin e projektit fillestar. Gjithashtu shkëmbyen informacione shteruese sa i përket kësaj kërkese për investim dhe mblodhën sugjerimet e komunitetit.
V.O. Për ju të cilët nuk mundët të merrnit pjesë në takim dhe keni diçka për të shprehur, presim sugjerimet, propozimet dhe komentet tuaja ne adresen tone te e-maili: qarkushkoder@yahoo.com ose nëpërmjet postës në adresën tone: Rr. “28 Nëntori”, pedonale, Shkodër.
http://www.facebook.com/watch/?v=361588121574026