Njoftim për konsultim publik

30

N J O F T I M

 

Lënda: Njoftim Konsultimi Publik me banoret e zonës së Dajçit dhe Ana e Malit si dhe psecialist të fushës.

 

Në zbatim të nenit 16, 18 dhe 77 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nenit 38, të ligjit  nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore” si dhe ligjit nr. 1456/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”,

Këshilli i Qarkut Shkodër bazuar në propozimin e komunitetit në  njësinë Administrative Dajç, Bashkia Shkodër, për ndërtimin e një Ure të Re mbi lumin Buna, që lidh dy njësitë administrative Dajç dhe Ana e Malit, do organizoje nje takim publik per konsultime te drejtperdrejta me banoret e ketyre zonave dhe paleve te interesuara.

Ju fton të bëheni pjesë e takimit konsultativ, që do të zhvillohet, ditën e mërkure me datë 18 Nëntor 2020, ora 11.00, ne fshatin Muriqan (tek Kalçeto, duke respektuar të gjitha masat e situatës së krijuar nga Covid -19)

Pjesë e këtij takimi do jenë specialiste, përfaqësues të dikastereve dhe drejtorive të cilët do japin informacione shteruese sa i përket kësaj kërkese për investim.

V.O. Për ato të cilët nuk mund te marrin pjesë fizikisht ne takim, presim sugjerimet, propozimet dhe komentet tuaja ne adresen tone te e-maili: qarkushkoder@yahoo.com ose nepermjet postes ne adresen tone: Rr. “28 Nentori”, pedonale, Shkoder.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

 

KRYETARI

                                                                                                Hilmi LAKTI