Këshilli i qarkut Shkodër mikpriti fazën e dytë te projektin “Rrjetëzimi i Këshilltarëve Vendor”

87

Këshilli i qarkut Shkodër mikpriti fazën e dytë te projektin “Rrjetëzimi i Këshilltarëve Vendor” Organizuar ngs Shoqata e Këshillave të qarqeve të Shqipërisë në bashkëpunim me projektin zviceran “Bashki të Forta”, mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri.        Tema e trainimit ishte: “zbatimi i rregullores per Ankesat, verejtjet,Kerkesat, Peticionet dhe Nismat qytetare”

Takimi u zhvillua nën kujdesin e Kryetarit të Qarkut Shkodër Z. Hilmi Lakti, Sekretares se Keshillit te qarkut Znj. Edita Shoshi, si dhe me pjesëmarrjen e Kryetarë, Sekretarë dhe anëtarë të Komisioneve të përhershme të Këshillave Bashkiakë dhe përfaqësues nga Institucioni i Prefektit të qarkut Shkodër.

Gjate Trainimit u theksua se roli i këshilltareve vendore është i rëndësishëm për demokracinë lokale dhe përfaqësimin e zërit të qytetareve përmes respektimit të mekanizmave ligjorë e institucional.                                                                                                                                Këshilli Qarkut do jete një zë i fuqishëm për këtë çështje, theksoj Kreu i Qarkut Shkodër ne fjalën e tij të hapjes.

Objektivat e këtij trainimi ishin krijimi i rrjetit rajonal të të zgjedhurve vendor, rritja e kapaciteteve të të zgjedhurve si dhe Identifikimi i praktikave, modeleve të suksesshme, por dhe sfidat për zgjidhje të problemeve në këtë drejtim.