KESHILLI I QARKUT SHKODER INSPEKTON PUNIMET NE BARDHAJ

144

U inspektuan sot punimet në rrugën e fshatit Bardhaj, Bashkia Shkodër, financim ky i cili po realizohet nga Buxheti i Këshillit të Qarkut Shkodër. Objekti i këtij projekti është “Sistemimi-Asfaltimi i Rrugës, Kryqëzimi Shkolla 9-vjeçare Bardhaj – Qafë Rrenc, Faza e Tretë”, Bashkia Shkodër, Qarku Shkodër. Kontrata është lidhur me vlerë totale prej 12,486,600 lekë.

Operatori ekonomik fitues që aktualisht është duke zbatuar kontratën dhe vazhdon punimet është bashkim i operatorëve ekonomikë:”NDËRTUESI 2014” sh.p.k. & “UDHA” sh.p.k.

Afati i përfundimit të punimeve të objektit në bazë të grafikut të punimeve është 60 ditë nga data e lidhjes së kontratës e cila është nënshkruar më datë 12 Tetor 2020.