VENDE MAGJIKE QE DUHET VIZITUAR NE KELMEND

404

MONUMENTET E NATYRES KELMEND

Burimet e Koprrishtit

Në bjeshkën e Koprrishtit sipër fshatit Selcë ndodhet hidromonumenti Burimet e Koprrishtit në lartësinë 1450m mbi nivelin e detit.
Janë burime karstike me prurje 600 l/sek)

Burimet e Vuklit
Burimet e Vuklit, të cilat janë shpallur monumente të natyrës gjendën në fshatin Vukël në një lartësi mesatare prej 500 – 550 m mbi nivelin e detit.

Fshati ka burime tё shumta ujore, ku mё e rёndёsishme ёshtё gurra e Pepushajve.
Prurja e këtyre burimeve që bashkohen me Cemin e Vuklit është 800 l/sek dhe shfrytëzohen nga banorët për ujë të pijshem , por edhe për vaditje.

Ahu i Greçes
Ahu i Greçës gjëndet në fshatin Selcë 600 m mbi nivelin e detit në bjeshkën e Grecës ku tradicionalisht banorët e disa lagjeve të Selcës kalojnë tre muajit e verës bashkë me bagëtitë pasi kullosat janë të bollshme dhe
Ahu që njihet edhe si Mrizi i Grecës ka një lartësi prej 25m e diameter 1.8m.

Historia thotë së nën hijen e këtij ahu me 23 Qershor 1911 u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm i Krerëve Shqiptarë, të cilët nënshkruan memorandumin i Grecës me 12 pika drejtuar portёs sё lartё me të cilin kërkohej autonomia territoriale administrative e Shqipërisë.

Kanioni i Bashkimit Vermosh

Kanioni i Bashkimit Vermosh – Foto Terenc Pepa

Kanioni i Bashkimit ndodhet ne fshatin Vermosh, 900 – 950 m mbi nivelin e detit, rruges qe con drejt doganes me Malin e Zi.
Kanioni është formuar nga gërryerja e ujërave të lumit të Vermoshit. Mund të ketë rol edhe procesi i karstit, pasi kanioni është formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë.

Ka gjatësi 1000 – 1100 m, gjerësi 4 – 6 m, mure vertikal me lartësi 30 – 40 m.
Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik, ka vlera shkencore (gjeomorfologjike e gjeologjike), didaktike e turistike.