Maja e Vajushës

442

Në bjeshkët e Kelmendit, në kufi me Malin e Zi, gjendet një nga zonat më të mrekullueshme të Shqipërisë, siç është maja e Vajushës.

 

Për ta eksploruar duhet të ecësh për rreth 2 orë e gjysmë në këmbë nga Lëpusha mes për mes bjeshkëve.

 

Pas një udhëtimi tepër të veçantë duke përshkuar male, fusha dhe lëndina dhe duke shijuar ajrin e pastër dhe ujin e ftohtë të burimeve të shumta të kësaj zone, arrin në nivelin 2100 metër mbi nivelin e detit, në Majën e Vajushës dhe pastaj kjo është pamja që të shfaqet.

 

Kjo pjesë e alpeve shqiptare nga ku nisin edhe Bjeshkët e Namuna, është shume pak e eksploruar dhe thuajse e panjohur për Shqiptarët, prandaj të rinjtë bëjnë apel që ne t’i vizitojmë këto bukuri.

 

Këtu pas meje shtrihet Mali i Zi dhe ndër vite këto territore kanë qenë shume të lakmuara për ta, por falë qëndresës historike të banorëve të Kelmendit, Lëpusha është sërish pjesë e territorit shqiptar dhe ne mund t’i shijojmë këto bukuri.